Projekt-ligji italian, Salvini: 5.500 euro gjobë për çdo emigrantët të shpëtuar në det

Publikuar tek: rajon, më 19:22 14-05-2019 Projekt-ligji italian, Salvini: 5.500 euro gjobë për çdo emigrantët të shpëtuar në det

Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka propozuar të premten një projektligj 'të pazakontë' i cili ka nxitur debate në vend.

Sipas Salvinit, anijet shpëtuese italiane do të gjobiten me nga 5.500 euro për çdo emigrant të shpëtuar në det, dhe që më pas i zbarkojnë në brigjet e Italisë.

Në rastet më serioze, anijeve shpëtuese do tu pezullohet liçensa nga një muaj deri në një vit, ose do t'ju hiqet përfundimisht.

Ky propozim i Salvinit ka nxitur reagime të shumta në Itali. Claudia Lodesani, presidente e Medecins Sans Frontieres (MSF) shprehet se ky projektligj gjobit anijet njëlloj sikur të gjobiten ambulancat pse sjellin të sëmurët në spital.

Aktivistët vendas shprehen për mediat botërore se shanset që ky projektligj i propozuar nga ministri i Brendshëm të kalojë janë të pakta, pasi shkelet Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Frederic Penard, drejtor i operacioneve SOS në Mesdhe thekson se 'Kapitenët që bëjnë shpëtim në det nuk kanë zgjedhje - është një detyrim', duke cituar Konventën e OKB-së për Ligjin e Detit të vitit 1982. /NEWSBOMB.AL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067751407623291
array(1) { ["section"]=> string(91) "projekt-ligji-italian-salvini-5-500-euro-gjobe-per-cdo-emigrantet-te-shpetuar-ne-det-164334" }