Projekte të reja koncesionare, fitimet arrijnë deri në 52%

Publikuar tek: ekonomi, më 18:51 29-07-2016 Projekte të reja koncesionare, fitimet arrijnë deri në 52%

Pas marrëveshjeve të fundit koncesionare, kanë lindur debate  në lidhje me rekordet ekonomike të arrira deri më tani.

Nga bilanci i 15 koncesioneve të vëshguara nga Top Chanel, pa përfshirë hidrocentralet ka rezultuar  se në dy vitet e fundit, xhiroja e tyre vjetore ka qenë mesatarisht 81 miliardë lekë, ose gati 600 mln euro. Kjo është sa 6 përqind e Prodhimit Kombëtar. 

Biznesi i koncesioneve është industria me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, duke qarkulluar qindra milionë dollarë shpesh me fitime të jashtëzakonshme. 

Sipas bilanceve të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, në disa raste kompanitë koncesionare kanë norma fitimi deri në 52 përqind, siç është rasi i Petroliferës në Vlorë.

 Aeroporti i Rinasi dhe koncesioni i pasaportave po ashtu janë dy biznese me norma fitimi mbi të zakonshmen, respektivisht 33 dhe 39 përqind.  

Por jo të gjitha koncesionet rezultojnë me fitime. Pullat fiskale dhe markimi, kanë shënuar rezultate financiare negative gjatë dy viteve të fundit, ndërkohë që për bllokun e koncesioneve në shëndetësi si check-up, hemodializa dhe sterilizimi ende nuk ka të dhëna mbi rezultatet financiare, por vetëm një parashikim të përafërt të xhiros vjetore sipas vlerave totale të kontratave. 

Në pesë vitet e fundit koncesionet kanë qenë një nga cështjet më të nxehta të debatit ekonomik. Shumë ekspertë thonë se ekonomia dhe qyyetarët, jo vetëm që nuk kanë përfituar sa duhet nga koncesionet por po paguajnë kosto të larta për to, ndërsa në shumë raste kontratat koncesionare kanë ngritur dyshime dhe akuza për korrupsion jo vetëm mes politikës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020203828811646
array(1) { ["section"]=> string(62) "projekte-te-reja-koncesionare-fitimet-arrijne-deri-ne-52-48133" }