Projekti ‘100 fshatrat’, Rama në Voskopojë: Kemi angazhuar të gjitha strukturat e nevojshme për këtë program

Publikuar tek: barometri, më 07:40 01-07-2018 Projekti ‘100 fshatrat’, Rama në Voskopojë: Kemi angazhuar të gjitha strukturat e nevojshme për këtë program

4 Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka qenë në Voskopojë në vijim të prezantimit të projektit “100 fshatrat”.

 

Rama u shpreh se qeveria ka angazhuar të gjitha strukturat e nevojshme për të bërë të mundur realizimin e këtij projekti.

Gjithashtu kryeministri shtoi se një grup pune është ngritur për të formuar një akademi për 100 fshatrat ku po bashkëpunohet edhe me fakultete të tjera.

“Edhe në këtë fshat do të ketë investime. Kemi ngritur një grup pune për këtë program. Janë bërë bashkë të gjitha agjensitë shtetërore që lidhen me zhvillimin e territorit edhe ministritë e linjës. Është ngritur një bërthamë e akademisë së 100 fshatrave, ku do bashkëpunojmë me fakultete të ndryshme të artiktekturës dhe të tjera struktura universitare”, u shpreh Rama.

Në takimin e zhvilluar në Voskopojë, ka qenë edhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. Peleshi ka thënë se skema do të zgjerohet dhe do të përfshihen më shumë fshatra.

“Kemi të ftuar të gjithë kryetarët e bashkive. Fshatrat janë me potencial, çdo bashki ka të tillë. Të tjerë fshatra do t’i bashkohen listës. Ka një dallim sesi jemi sjellë deri dje me zhvillimin rural. Aq sa na mban takati, mund të rezultojë një shifër miliarda euro, por mund të arrijmë të bëjmë aq sat ë prekim nervin e zhvillimit. Voskopoja nuk është rastësi, është bërë vetë. Deri para 3-4 vitesh s’ka patur qasje për t’u bërë fshat me potencial, por vetë banorët ia dolën duke ofruar shërbime”, tha Peleshi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034506797790527
array(1) { ["section"]=> string(111) "projekti-100-fshatrat-rama-ne-voskopoje-kemi-angazhuar-te-gjitha-strukturat-e-nevojshme-per-kete-program-126346" }