Projekti ‘100 fshatrat’, Rama nga Jala: Do të përfshijmë edhe universitetet e huaja

Publikuar tek: barometri, më 07:33 19-08-2018 Projekti ‘100 fshatrat’, Rama nga Jala: Do të përfshijmë edhe universitetet e huaja

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Jalë ku ka folur për projektin ‘100 fshatrat’.

 

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se ky është një program ku 100 fshatra nuk janë zgjedhur rastësisht por janë  të zgjedhur me vëmendje në bashkëpunim me bashkitë.

“Ka një ndërthurje të trashëgimisë kulturore të traditave të ndryshme edhe të tipologjive të ndryshme.

Një përpjekje për të ndërthurur sa më shumë role aktorësh të ndryshëm.

Ne do të përfshijmë edhe universitete të huaja në këtë projekt. Nuk është një program që mbaron brenda një afati të shkurtër kohor, por nga ana tjetër është një program që krijon mundësinë për të tërhequr vëmendjen dhe për të përfshirë edhe universitete të huaja që ne i qasim përmes përfaqësive të vendeve të ndryshme duke bashkuar jo vetëm burimet financiare”, u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02693510055542
array(1) { ["section"]=> string(86) "projekti-100-fshatrat-rama-nga-jala-do-te-perfshijme-edhe-universitetet-e-huaja-131538" }