Projekti “Green Coast”, investim strategjik në turizëm, hapen vende të reja pune

Publikuar tek: ekonomi, më 17:26 21-07-2016 Projekti “Green Coast”, investim strategjik në turizëm, hapen vende të reja pune

Qeveria shqiptare ka identifikuar katër investime strategjike, tre në turizëm dhe një në bujqësi që llogarisin vlerën 116 milionë euro.

Projekti në turizëm, “Green Coast” vlerësohet si një ndër më strategjikët, dhe ka një vlerë prej 52 milion euro.

Vendimi i marrë nga Këshilli i Investimeve pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes pritet të zbardhet.

Investitori, Balfin Group, i cili do të bëjë edhe zhvillimin dhe zbatimin e këtij projekti e ka konfirmuar këtë vendim për Monitor.al.

Ky është një resort turistik elitar me vila dykatëshe, në Draleo-Bashkia Himarë, dhe që pritet të punësojë rreth 500 veta.
Parashikohet edhe realizimin e një tjetër investimi të madh, që pritet të marrë gjithashtu statusin e investimit strategjik, po në turizëm, që do të jetë në Hamallaj (Gjiri i Lalëzit) ku planifikohet krijimi i një kompleksi turistik rekreativ të standardeve të larta me vlerë 26 milionë euro.

Paketa legjislative përcakton sektorët si dhe nënsektorët përkatës, të ekonomisë, të identifikuar strategjikë, si dhe parashikon procedurat e posaçme administrative favorizuese, lehtësuese ose përshpejtuese të mbështetjes e të shërbimeve ndaj investitorëve strategjikë.

Interesi publik në përzgjedhjen e një investimi strategjik vlerësohet, ndër të tjera, sipas vlerës së investimit, kohës së realizimit, produktivitetit dhe vlerës së shtuar të tij, hapjes së vendeve të reja të punës, zhvillimi ekonomik rajonal dhe lokal, ofrimit të teknologjive të reja për rritjen e konkurrencës dhe efektivitetit të investimit, mbrojtjes së mjedisit dhe konsumatorit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019780158996582
array(1) { ["section"]=> string(82) "projekti-green-coast-investim-strategjik-ne-turizem-hapen-vende-te-reja-pune-47331" }