Projekti i artistëve për Teatrin Kombëtar duartrokitet pafund (FOTOT- Kush i mbështet)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:43 10-04-2018 Projekti i artistëve për Teatrin Kombëtar duartrokitet pafund (FOTOT- Kush i mbështet)

Ashtu siç e kishin paralajmëruar artistët janë mbledhur mbrëmjen e djeshme për të prezantuar projektin e tyre për Teatrin e ri Kombëtar.

Ata kanë prezantuar projektin e godinës së re të teatrit. Sipas tyre godina ekzistuese do të vazhdojë të jetë, por do të ketë edhe ndërtime shtesë. 

Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar ka qenë në qendër të debateve të kohëve të fundit, dhe është shoqëruar edhe me përplasje mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës.

Projekti ka marrë duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në dëgjesën publike por edhe pëlqimin e shumë personazheve të tjerë të njohur e me ndikim në jetën publike si profesor Përparim Kabo apo analisti Preç Zogaj.

Sipas projektit alternativ propozuar nga artistët, teatri i rikonstruktuar do jetë me 4 kate dhe do të ketë 2 hyrje. Sakaq, veshja e jashtme e teatrit do jetë prej metali e xhami ndërsa kostoja e së gjithës mund të arrijë shifrën e 10 milionë eurove.

Shihni fotot e mëposhtme të projektit të artistëve:

3-1523295696_1.jpg

ARTISTET.png

4.png

6.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U helmua me agjent nervor, ja çfarë bën sot vajza e ish spiunit rus
Plas keq mes moderatoreve të njohura: Ti legene, mos të të nxjerr foto… »
Article Logic
Execution time: 0.044925928115845
array(1) { ["section"]=> string(90) "projekti-i-artisteve-per-teatrin-kombetar-duartrokitet-pafund-fotot-kush-i-mbeshtet-116330" }