Projekti i artistëve, Përparim Kabo thirrje të fortë Ramës: Ju nuk dini asgjë, mos e shemb teatrin. IDEJA ime është që...

Publikuar tek: kulture-art, më 18:01 09-04-2018 Projekti i artistëve, Përparim Kabo thirrje të fortë Ramës: Ju nuk dini asgjë, mos e shemb teatrin. IDEJA ime është që...

Artistët prezantuan sot projektin e tyre lidhur me ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Ata kërkuan që të mos prishet godina ekzistuese por të ketë disa ndërtime shtesë.

Sipas tyre godina do të jetë me 4 kate dhe dy hyrje. Gjatë fjalës së tij profesor Përparim Kabo i kërkoi edhe njëherë kryeministrit Rama që të mos prishet godina e teatrit. Kabo propozoi që e gjithë zona përreth të jetë një korpus teatror.

“Këto dy godina mos prishen. Ideja ime është që e gjithë kjo zonë të jetë korpus teatror. Tetari i kukullave mos shembet se është godina e parlamentit të parë dhe kur shembet paralmenti kthehet mbretëria.”, u shpreh Kabo.

Më shumë nga fjala e Kabos:

Pse duhet ta shembin këtë godinë ju zoti arkitekt që erdhët nga Danimarka, vendi i Hamletit? A shemben teatrot në Danimarkë? Pse duhet shembur kjo godinë? Zoti Zogaj tha të dalim në krah të artistëve, unë dua ta plotësi, kjo nuk është godina e artistëve është tempulli i qytetit është historia e kombit. Këtu njerëzit janë bërë më të mirë. A e dini ju zotërinj parlamentar që po heshtni se çfarë tha një grua e burgosur që pa një shfaqje ‘po ta kisha parë më parë këtë shfaqje nuk do kisha vrarë burrin’. Parlamentarët tanë nuk dinë asgjë. Pse nuk u bën përshtypje atyre shembja. Ata nuk e kanë parë këtu ‘Mbretin Lir’ ata nuk e mbajnë mend ‘Hamletin’, as ‘Lumin e vdekur’, as ‘Kthimin damës plakë’, as kryeveprën e Eurikidit.

27 vjet parlament a dini ju që të jetë zhvilluar një seancë parlamentare për kulturën? Kjo godinë nuk mund të shembet unë e kam thënë hapur se nëse do shembet nga ministrja e Kulturës dhe kryeministri i vendit, shoqëria civile nuk mund të mbyllë gojën, media nuk mund të heshtë. Projekti sot më është më shumë se një vlerë arkitektonike është një vlerë kombëtare. Këto dy godina mos prishen. Ideja ime është që e gjithë kjo zonë të jetë korpus teatror. Tetari i kukullave mos shembet se është godina e parlamentit të parë dhe kur shembet paralmenti kthehet mbretëria.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Teatri Kombëtar, artistët prezantojnë projektin (FOTOT)
Projekti për Teatrin, artisti PROPOZIM për të ndihmuar kryeministrin: Që të lahen mëkatet… »
Article Logic
Execution time: 0.020879983901978
array(1) { ["section"]=> string(121) "projekti-i-artisteve-perparim-kabo-thirrje-te-forte-rames-ju-nuk-dini-asgje-mos-e-shemb-teatrin-ideja-ime-eshte-qe-116278" }