Projekti IAP në Shqipëri, ambasadorët e SHBA e BE: Shqipëria përfiton shumë, do ulet çmimi i energjisë; Gjiknuri: Ka patur probleme

Publikuar tek: ekonomi, më 11:05 08-09-2017 Projekti IAP në Shqipëri, ambasadorët e SHBA e BE: Shqipëria përfiton shumë, do ulet çmimi i energjisë; Gjiknuri: Ka patur probleme

Shqipëria është një ndër vendet e rajonit si përfituese e drejtëpërdrejtë e projektit joniano-adriatik, e cila në fokus ka shfrytëzimin e gazit natyror, si burim kryesor për prodhimin e energjisë elektrike.

Ndonëse Shqipëria është aktualisht një vend që energjinë e prodhon përmes burimeve hidrike, sipas ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri ka ardhur koha që ajo të përfitohet edhe përmes gazit natyror.

Kjo domosdoshmëri është theksuar nga ministri në një konferencë të përbashkët me ambasadorët e BE, Romana Vlahutin dhe ai i SHBA, Donald Lu. Po ashtu të pranishëm në tryezën e rrumbullakët ishin edhe ministra të rajonit si ajo e Malit të Zi dhe Kroacisë.

Për Gjiknurin projekti IAP është parë me shumë prioritet nga qeveria e ardhshme, por që ka patur disa barriera.

“Prodhimi i energjise aktualisht bazohet në burime hidrike. Qeveria shqiptare ka një vizion të ri, përfshirjen e gazit si burimi i prodhimit të energjisë dhe rritjes së sigurisë së furnizimit. Gazi natyror vlerësohet edhe si produk miqesor edhe me mjedisin. Ky projekt siguron zgjidhje realiste për energjitikën në vendin tonë, projekt që përfiton edhe Mali i Zi dhe Kosova. Është i nevojshëm për interesat strategjike në rajon. Por, ka hasur barriera dhe pengesa teknike, si kriteri që kërkon përkrahjen nga dy vendet e BE, për futjen ne listën e porjektit të përbashkët”, u shpreh Gjiknuri.

AMBASADORI LU

Ambasadori i SHBA, Donald Lu vuri theksin më shumë te mbështetja që Amerika po i jep impelmentimit të këtij projekti, ku përfituese do të jetë edhe Shqipëria. Përfitimi më i madh sipas tij është reduktimi i çmimit të energjisë.

“Jemi shumë afër ëndrrës për të fuqizuar vendet ku kalon ky projekt. SHBA i ka mbështetur gjithnjë projektet gazsjellëse, si kjo që kalon nga Shqipëria, Mali i Zi, Bonje- Hercegovina dhe Koracia. Këto janë vende që do të përfitojnë shumë dhe do të reduktojnë cmimin e  energjisë. Shqipëria ka mbështetjen dhe ndihmën tonë për ta impelmentuar.  Kjo për vendin tuaj do të thotë më shumë investime, por edhe shfrytëzimin e burimeve të tjera. Shqipëria do ketë dhjetara milion dollarë fitime. Do bëhet një treg i rëndësishëm i energjisë në Europë. Besoj se gazsjellësi do krijojë atë bashkëpunim që i ka mungur rajonit të Ballkanit mes vendeve të që janë të përfshitra në këtë projekt”, tha Lu. 

 

AMBASADORJA VLAHUTIN

Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin theksoi në këtë takim se Shqipëria, si një nga vendet përfituese e projektit IAP do të ketë një rol të rëndësishëm në Europë, sa i takon sektorit të energjitikës.

“BE kërkon të ndërtojë një linjë të sigurt energjie. Ky projekt do të shumëfishojë përfitimet duke lejuar gazifikimin e vendeve që përfitojnë, pasi do ju japë akses të madh në fushën e energjitikës.

Përfitimet janë të qarta. Jemi shumë afër realizimit të këtij projekti. Do të përmirësohet tregu i energjisë, edhe për brezat e ardhshëm. Gazifikimi dhe bashkëpunimi do ti afrojë një hap më shumë me standrtet e BE, si një prespektive historike e në sektorin e energjisë. Ky projekt është mundësi për transferimin e njohurive, teknikave qe do sjellë ky projekt në vetvete. Nuk mund të mbështetmi vetëm te energjia e siguruar nga burimet hidrike”, u shpreh Vlahutin. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025763034820557
array(1) { ["section"]=> string(132) "projekti-iap-ne-shqiperi-ambasadoret-e-shba-e-be-shqiperia-perfiton-shume-do-ulet-cmimi-i-energjise-gjiknuri-ka-patur-probleme-91583" }