Projekti për Teatrin, artisti PROPOZIM për të ndihmuar kryeministrin: Që të lahen mëkatet…

Publikuar tek: kulture-art, më 18:22 09-04-2018 Projekti për Teatrin, artisti PROPOZIM për të ndihmuar kryeministrin: Që të lahen mëkatet… Bujar Asqeriu

Artistët janë mbledhur për të prezantuar projektin e tyre për Teatrin e ri Kombëtar.

Teksa është bërë prezantimi i godinës së re, kanë marrë fjalën dhe disa prej artistëve të njohur. Artisti i madh Bujar Asqeriu në fjalën e tij i bëri disa propozime që sipas tij do t’i vinin në ndihmë kryeministrit.

Një prej tyre ishte që të bëhej një amnisti për të gjithë ata persona që kanë vjedhur para nga shteti dhe private që t’i dorëzonin. 

“I pari mund të duket utopik, mund edhe të qeshin shumë veta. Para disa vitesh ju e mbani mend që qeveria dhe ministria e Brendshme nxori amnisti për të mbajtur armët në shtëpi, por unë u them shqiptarëve që nuk keni pse mbani armën në shtëpi, se armën më të fortë shqiptarët kanë fjalën. Propozoj një amnisiti për të gjithë ata që kanë vënë dorën mbi paranë publike, ti dorëzojnë në thesarin e shtetit, që të lajnë mëkatet, dhe të tregojnë veten burra. Ti paketojnë bukur ato që kanë marrë dhe t'i çojnë në thesarin e shtetit, nëse nuk duan të shkojnë vetë, t’ua cojë dikush dhe mund të bëhen 100 teatra.”- u shpreh aktori.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Projekti i artistëve, Përparim Kabo thirrje të fortë Ramës: Ju nuk dini asgjë, mos e shemb teatrin. IDEJA ime është që...
»
Article Logic
Execution time: 0.023674011230469
array(1) { ["section"]=> string(94) "projekti-per-teatrin-artisti-propozim-per-te-ndihmuar-kryeministrin-qe-te-lahen-mekatet-116280" }