Projekti “Veliera”, Kumbaro dhe Dako raportojnë në komision, ministrja ia kalon përgjegjësinë Shërbimit të Arkeologjisë

Publikuar tek: kulture-art, më 11:40 13-02-2017 Projekti “Veliera”, Kumbaro dhe Dako raportojnë në komision, ministrja ia kalon përgjegjësinë Shërbimit të Arkeologjisë

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako janë duke zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e informimit lidhur me projektin “Veliera" në Durrës që ka ngjallur mjaft debat.

Ministrja ka thënë  se kompetent për këtë çështje është Shërbimi i Arkeologjisë  dhe se Durrësi është përgjegjësi e institucioneve publike.

Kumbaro theksoi gjithashtu se Veliera është përcjellë në shtator të 2016-ës tek Agjensia e Shërbimit Arkeologjik duke këmbëngulur në zbarimin e legjislacionit për trashëgiminë kulturore nga ana e ministrisë që ajo drejton dhe institucionet në varësi të kësaj ministrie.

I pranishëm në seancën  dëgjimore është edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako që do japë llogari gjithashtu për shumë pyetje e dyshime lidhur me punimet që po betonizojnë e shkatërrojnë Durrësin historik.

Genc Pollo-Vangjush Dakos: Në momentin që flasim, ka apo s'ka punime?

 Dako:Ministrja e shpjegoi qartë marrëdhënien tonë teknike-ligjore, ishte e qartë, ne e konsiderojmë me fat që në ato gërmime kanë dalë pasuri kulturore. Jemi në dispozicion të plotë për të bërë transparencë, ndiqni punimet dhe zbulimet që bëhen në atë kantier, se ai kantier është totalisht i hapur, jo me llamarinë, me dijeni e kemi lënë që njerëzit t’i shohin.

Na etiketojnë si barbarë, sikur po prishim trashëgiminë kulturore, por përkundrazi ne po ndjekim punimet hap pas hapi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vidhen objekte arkeologjike me vlerë në parkun ‘Apollonia’, procedohet drejtori dhe punonjësi (Emri)
Dëgjesa për Velierën, skandalizohen mbrojtësit e kulturës me deklaratën e Vangjush Dakos: “S’dëgjoj Moikom Zeqon se s’është arkeolog” »
Article Logic
Execution time: 0.0041189193725586
array(1) { ["section"]=> string(121) "projekti-veliera-kumbaro-dhe-dako-raportojne-ne-komision-ministrja-ia-kalon-pergjegjesine-sherbimit-te-arkeologjise-68559" }