Projektligji i hartuar nga ministria, artistët ngrihen kundër Kumbaros (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 14:13 08-02-2018 Projektligji i hartuar nga ministria, artistët ngrihen kundër Kumbaros (FOTO)

Publikimi i një projektligji në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, ku parashikohet ndryshimi i ligjit ekzistues për Artin dhe Kulturën për herë të dytë, pas miratimit në vitin 2010 të këtij ligji dhe ndryshimit të tij në vitin 2014 ka sjellë sërish reagimin e artistëve.

Artistët janë mbledhur ditën e sotme dhe kanë nisur të firmosin një peticion kundër këtij vendimi të ministrisë. 

Aktorët nga Robert Ndrenika, të regjisori Altin Basha e aktori Genc Fuga janë ngritur kundër kësaj nisme.

“Sot filloi një proces! Një pjesë e madhe e komunitetit tonë firmosi peticionin kundër lëvizjes së TK dhe ndalimin e projektligjit të Artit e Kulturës të hartuar nga ministria! Kush dëshiron të bëhet pjesë e këtij peticioni të kontaktojë për të firmosur”, shkruan në facebook, aktori Genci Fuga.

genci.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SANREMO merr vendimin FINAL për këngëtarin shqiptar Ermal Meta
»
Article Logic
Execution time: 0.27882885932922
array(1) { ["section"]=> string(81) "projektligji-i-hartuar-nga-ministria-artistet-ngrihen-kunder-kumbaros-foto-109591" }