Projektligji për decentralizmin, Fino: 70% e propozimeve të demokratëve u pranuan, na ngritët murin e betonit

Publikuar tek: politike, më 17:32 17-12-2015 Projektligji për decentralizmin, Fino: 70% e propozimeve të demokratëve u pranuan, na ngritët murin e betonit

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino ka deklaruar se projektligji për decentralizimin është realizuar në bashkëpunim me projektin e USAID dhe ekspertë të huaj dhe se ai është në përputhje me Kartën Europiane për Qeverisjen Vendore.

“Projekt ligji u hartua në bashkëpunim me projektin e USAID dhe ekspertë amerikanë dhe vendas. Përpara se të kalonte për miratim iu nënshtrua një konsultimi publik, u zhvilluan 5 tryeza rajonale me konsultim publik, me shoqëri civile dhe këshilltarë bashkiak si dhe me organizatat ndërkombëtare. Në total janë kontantuar më shumë se 110 ekspertë vendor”, tha Fino.

Fino theksoi se 60 rekomandime janë dërguar nga Bashkitë e djathta për këtë projektligj dhe 70% e tyre janë pranuar. Sipas tij, ky projektligj ka vendosur një standart të lartë në Shqipëri, për shkak të rëndësisë së tij.

“Bashkitë e djathta dërguan më shumë se 60 rekomandime, nga të cilat 70% e tyre janë realizuar. Ka pasur një transparencë të plotë dhe konsultime të gjëra duke vendosur standarte të larta për shkak të rëndësisë që ka ky projektligj. Vetë Këshilli i Europës është shprehur se ligji është ndërtuar në strukturë të qartë dhe nenet e tij janë në përputje me Kartën Europiane. Nga 39 kompetenca që kanë njësitë vendore, me këtë ligj do të shkojnë në 39 të tilla”, tha deputeti socalist.

Fino ka përmendur edhe disa nga kompetencat më të reja që u jepen bashkime, si administrimi i burimeve ujore, mirëmbajtja e shkollave, administrimi i kopshteve, si dhe zgjerime të tjera në kompetencat e mjedisit. Deputeti socialist theksoi se Partia Demokratike i ngrti komisionit një mur betoni duke refuzuar bashkëpunimin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Diplomacia shqiptare uron në latinisht Papa Françeskun (Foto)
Batutat/ Fino: Falenderoj Blushin për ato që tha. Meta: Të lumtë, e mbajte fjalen »
Article Logic
Execution time: 0.068804979324341
array(1) { ["section"]=> string(111) "projektligji-per-decentralizmin-fino-70-e-propozimeve-te-demokrateve-u-pranuan-na-ngritet-murin-e-betonit-28009" }