Projektligji për pakicat etnike, Vasili: Mos e votoni, do të shkaktojë kaos në të ardhmen

Publikuar tek: politike, më 08:21 13-10-2017 Projektligji për pakicat etnike, Vasili: Mos e votoni, do të shkaktojë kaos në të ardhmen

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI, Petrit Vasili u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mos e votojnë sot në kuvend projektligjin për pakicat etnike.

Sipas Vasilit ligji nuk është i përpunuar mirë dhe mund të sjellë pasoja të të ardhmen.

“Jemi para një projektligji politik që do t’i çelë udhën një censusi të ri, kemi të bëjmë me struktura demoetnike të vendit që do të jetë një kaos i vërtetë. Ky projektligj vjen në kuvend me probleme dhe deformime, nuk i është nënshtruar një diskutimi transparent, por nuk është bërë objekt diskutimi gjithpërfshirës me historianë dhe njohës të së drejtës ndërkombëtare. Mund të duket ligj i zakonshëm, por jemi para një ligji që efektet i prodhon më vonë. Ju ftoj të mos e votojmë këtë projektligj, por ta përpunojmë dhe ta kthejmë në një objekt të një debati shkencor që të kemi në dorë një ligj që respekton kërkesat e standartet evropiane dhe traditën e shtetit shqiptar”, përmbyll fjalën e tij në seancën e së premtes.  

Më shumë në këtë kategori: « Hipotekat kërkojnë 26 drejtorë, Rama ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë aplikuesit
Pas fjalimit të ministrit Bushati, Vasili ka një vërejtje miqësore për kryetarin e Kuvendit »
Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984
array(1) { ["section"]=> string(92) "projektligji-per-pakicat-etnike-vasili-mos-e-votoni-do-te-shkaktoje-kaos-ne-te-ardhmen-95726" }