Projektligji për TVSH-në/ Paloka: Të ulet nga 20 në 6%, Koçi: Do rëndonte buxhetin

Publikuar tek: ekonomi, më 10:56 09-04-2015 Projektligji për TVSH-në/ Paloka: Të ulet nga 20 në 6%, Koçi: Do rëndonte buxhetin Edi Paloka

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka ka kërkuar sot në Kuvend uljen e Tatimit të Vlerës së Shtuar, e cila sipas tij do lehtësonte barrën e rëndë ekonomike për gjithë shqiptarët. Por ulja është kundërshtuar nga deputeti i PS-së Ervin Koçi.

Sipas Palokës, edhe pse sugjerimi i PD-së është bërë prej kohësh, sërish nuk është marrë në konsideratë nga qeveria. “TVSH të ulet nga 20 në 6%. Kjo masë do lehtësonte barrën e rëndë ekonomike që po përballojnë sot shqiptarët.”, tha Paloka në Kuvend.

Por deputeti i PS-së dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë, Ervin Koçi tha se kjo ulje nuk është e përballueshme nga buxheti i shtetit. “Reduktimi i normës së TVSH rëndon buxhetin’’, tha deputeti Koçi. Në parlament po diskutohet projektligji për TVSH-në.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029186010360718
array(1) { ["section"]=> string(82) "projektligji-per-tvsh-ne-paloka-te-ulet-nga-20-ne-6-koci-do-rendonte-buxhetin-8203" }