Prokurori amerikan: Martin Shkreli e drejtoi kompaninë si skema Ponzi

Publikuar tek: bota, më 20:50 17-12-2015 Prokurori amerikan: Martin Shkreli e drejtoi kompaninë si skema Ponzi

Prokurori amerikan Robert Capers  ka thënë se mbi Martin Shkrelin rëndojnë 7 akuza. Shkreli dyshohet se e ka drejtuar kompaninë e tij si një firmë piramidale për të mbuluar borxhet personale.

Shefi ekzekutiv i kompanisë farmaceutike kontroversiale, Martin Shkreli, u arrestua sot pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente, ka mashtruar dhe ka paguar me asete të fshehta investitorët e tij.

Prokurori amerikan tha se Shkreli është përfshirë “në një rrjet gënjeshtrash, ndryshim të datave në dokumente dhe mashtrime të tjera”, Por autoritetet amerikane nuk e kanë ende të qartë se si Shkreli arriti të mbledhë fonde për të blerë projektin e albumit të grupit muzikor Wu-Tang Clan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041746854782104
array(1) { ["section"]=> string(74) "prokurori-amerikan-martin-shkreli-e-drejtoi-kompanine-si-skema-ponzi-28021" }