Prokurori belg: Ja testamenti që gjetëm në kompjuterin e kamikazit

Publikuar tek: bota, më 15:18 23-03-2016 Prokurori belg: Ja testamenti që gjetëm në kompjuterin e kamikazit

Prokurori federal belg Frederic Van Leeuw, në një konferencë për shtyp ka konfirmuar se ishin dy vëllezërit ata që kanë kryer sulmet, njëri në aeroportin e Brukselit dhe tjetri në metro të marten.

Ai ka shtuar se kamikazi i aeroportit Ibrahim El Bekraoui kishte lënë testament në kompjuterin e  tij por pa dhënë detaje se çfarë përmban testamenti.

Vëllai i tij Khalid hodhi veten në erë në stacionin e metrosë së Brukselit në Maelbeek, tha Frederic Van Leeuw në një konferencë për shtyp. Prokurori gjithashtu konfirmoi se numri zyrtar i viktimave është 31. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021997928619385
array(1) { ["section"]=> string(71) "prokurori-belg-ja-testamenti-qe-gjetem-ne-kompjuterin-e-kamikazit-35815" }