Prokurori dhe ish-kryepolici Ahmet Prençi shkon kundër profesionit, Mustafaj rrëmben mikrofonin: Guxoj ta them me plot gojë...

Publikuar tek: kulture-art, më 10:31 22-10-2016

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë si dhe ish-drejtori i hetimit Tatimor Ahmet Prençi, guxon të shkojë kundër profesionit, që siç thotë edhe politikani shkrimtar Besnik Mustafaj, duhet forcë e madhe.

Ish kryepolici boton për herë të parë vëllimit poetik “Udhë në pasqyrë” , shkruar pikërisht  prej tij.

Tani te restorant “Nëna Mbretëreshë”, Rruga e Elbasanit është duke u zhvilluar promovimi i librit që ka mbledhur shumë artistë e miq të ish-kryepolicit,  ndërsa një vlerësim për këtë libër e ka dhënë edhe politikani e shkrimtari Besnik Mustafaj i cili ka mbetur i surprizuar nga delli poetik i Prençit.

“Kam pas fatin ti lexoj në dorëshkrim dhe në libër, e akoma më shumë më kanë pëlqyer tani. Guxoj ta them me plot gojën që në këtë libër, Ahmet Prençi është poet .

Kam parasysh Naim Frashërin, kryecensori i perandorisë Otomane, dhe Ahmeti kryepolici i Shqipërisë, dhe të kesh ndjeshmëri, të kesh imagjinatën që shkon kundër profesionit, ka nevojë për një fuqi shumë të madhe, ndjeshmëri të lartë e një lloj pavarësie ndaj punëve që kryen se Ahmet Prençi ka qenë prokuror, kryepolic dhe tani inspektor për kontrollin e pasurive”, thotë Mustafaj i surprizuar.

 

ah1.jpg

ah2.jpg

ah3.jpg

ah4.jpg

ah5.jpg

ah6.jpg

ah7.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë mirëpret 1500 vizitorë brenda 2 javësh (Fotot)
“Kaq shumë paskam ndryshuar dhe s’e di? Si një brengë e çmendur pas teje, pres dhe s’di se ç’pres”... DËGJONI recitimin fantastik të Matilda Makoçit »
Article Logic
Execution time: 0.026784896850586
array(1) { ["section"]=> string(127) "prokurori-dhe-ish-kryepolici-ahmet-prenci-shkon-kunder-profesionit-mustafaj-rremben-mikrofonin-guxoj-ta-them-me-plot-goje-57038" }