Prokurori i Apelit në sitën e vettingut, i ka dhuruar vjehrrit dhe vjehrrës apartament në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:34 14-06-2018 Prokurori i Apelit në sitën e vettingut, i ka dhuruar vjehrrit dhe vjehrrës apartament në Tiranë Gentian Trenova

Ditën e sotme prokurori i Apelit në Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Gentian Trenova  po  përballet me Vettingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thotë se sipas ILDPK, Trenova ka kryer deklarim të rremë të pasurisë.

Sipas KPK, prokurori Trenova ka blerë apartament në Tiranë me kredi bankare dhe ka bërë shtesa mbi të duke mos pasur burime financiare.

Mësohet se Trenova ia ka dhuruar vjehrrit dhe vjehrrës apartamentin dhe sipas KPK, ai ka kryer veprime fiktive të cilat cënojnë rëndë figurën e prokurorit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përfaqësohet në këtë proces nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Trenova e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 dhe prej asaj kohe ka ushtruar funksionin në prokurorinë e Kurbinit, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si dhe në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.

Pasuria e Gentian Trenovës sipas BIRN:

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Gentian Trenova zotëronte një pasuri me vlerë rreth 4.9 milionë lekë në vitin 2004-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2015, pasuria familjare e tij kap vlerën e 9 milionë lekëve.

Pasuria e zotit Trenova përbëhet nga depozita bankare në vlerën e 3 milionë lekëve, kursime në cash në vlerën e 600 mijë lekëve si dhe pasuri të paluajtshme në vlerën e 5.4 milionë lekëve. Sa i përket pasurisë së paluajtshme, ai ka deklaruar se zotëronte ¼ e shtëpisë së prindërve në vitin 2004 si dhe ka blerë një apartament 50 metra katrorë për 1.9 milionë lekë me kredi në vitin 2007.

Në vitin 2012, Trenova ka deklaruar “dhurim pasurie të palujtshme” pa specifikuar se cilën prej tyre ka falur, ndaj në këtë analizë vlera 5.4 milionë lekë pasuri të paluajtshme i përfshin të dyja pronat e deklaruara prej tij.

Të ardhurat familjare të prokurorit Trenova për vitet 2004-2015 kapin vlerën e 19.7 milionë lekëve dhe pjesa kryesore e tyre, mbi 75 për qind, përbëhet nga paga dhe shpërblimet e tij për shkak të funksionit. Të ardhurat nga paga e familjarëve zënë rreth 17 për qind, ndërsa dhuratat në cash nga të afërmit përbëjnë 5.4 për qind të të ardhurave me një vlerë totale prej 1 milionë lekësh.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Pas kontrollit aritmerik/logjik për 11 deklarata pasurie të zotit Trenova dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme apo me diferenca të pambuluara të pasurisë.

Megjithatë, në analizë janë identifikuar si “flamuj të kuq” një borxh që prokurori ua ka marrë familjarëve në vitin 2012 dhe nuk deklaron ta ketë kthyer deri në fund të vitit 2015  apo dhuratat në cash nga të afërmit në vlerën e rreth 1 milionë lekëve.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis Botërori, politikani: Nga sot fillon marrëzira shqiptare...
Tregtarët e mjaltit në Tepelene përplasen me punonjësit e AKU, thyejnë vetë vazot... »
Article Logic
Execution time: 0.016974925994873
array(1) { ["section"]=> string(102) "prokurori-i-apelit-ne-siten-e-vettingut-i-ka-dhuruar-vjehrrit-dhe-vjehrres-apartament-ne-tirane-124335" }