Prokurori i arrestimeve VIP në sitën e vettingut, KPK: Ka kryer deklarim të rremë të pasurisë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:56 09-11-2018 Prokurori i arrestimeve VIP në sitën e vettingut, KPK: Ka kryer deklarim të rremë të pasurisë

Ka nisur seanca dëgjimore në KPK për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme Ramadan Troci.

Troci është i paranishëm në seancë i shoqëruar nga avokati i tij Ardian Leka.

KPK bën e dije se ILDKPI ka sjellë raport që deklarimet e Trocit nuk janë të sakta dhe ka kryer deklarim të rremë dhe ka fshehur pasurinë. Sipas ILDKPI, Troci ka fshehur legalizimin e një objekti 32 metra katrore në Paskuqan.

“KPK kreu hetim të thelluar të pasurisë së prokurorit Troci. Sipas hetimit të KPK, pasuritë që iu nënshtruan hetimit administrativ janë: apartament banimi 108.7 m2 të ndodhur në Kashar. Si burim i blerjes se kësaj pasurie janë deklaruar 2.9 mln lekë kursime nga ai dhe bashkëshortja dhe kredi 2.5 mln leke. Konstatohet se në mars 2011 ai ka porositur apartament. Në dhjetor 2011 është lidhur kontrata me shoqërinë për 5.4 mln lekë”, ka deklaruar relatorja Pamela Qirko.

Sipas saj, nga verifikimi i KPK rezulton se shuma totale ka qenë 45 mijë euro, e ndarë në këste. Kësti i parë ishtë paguar para lidhjes së kontratës 20 mijë euro. Kësti i dyte është paguar pasi është lidhur kontrata, 20 mijë euro. Dhe i fundit 5 mijë euro është paguar në përfundim të apartamentit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk respektuan rregullat për këmbësorët, policia ndëshkon shoferët
Kriza politike Rama-Meta, kush e ka fajin? Ja si kanë votuar lexuesit në SONDAZHIN e Newsbomb.al »
Article Logic
Execution time: 0.017431020736694
array(1) { ["section"]=> string(98) "prokurori-i-arrestimeve-vip-ne-siten-e-vettingut-kpk-ka-kryer-deklarim-te-rreme-te-pasurise-140874" }