Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshmë përballë VETINGUT, KPK jep VENDIMIN

Publikuar tek: aktualitet, më 10:34 12-07-2018 Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshmë përballë VETINGUT, KPK jep VENDIMIN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  ka vendosur konfirmimin në detyrë të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshmë Kostaq Beluri.

 Ai u përball me KPK si pjesë e listës prioritare për shkak të kandidimit të tij si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas KPK Beluri nuk ka probleme në shtyllën e pasurisë së tij. Lidhur me aftesite profesionale KPK thote se subjekti Kostaq Beluri ka patur nje ceshtjen e gjyqtarit te Gjykates se Larte, Admir Thanzes ne vitin 2016.

Trupa  gjykuese përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Lulzim  Hamitaj dhe Olsi Komiçi.

Beluri punon aktualisht si prokuror në Sektorin e Verifikimit të Integritetit, i njohur ndryshe si sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai ka punuar si zv.prokuror i Tiranës në vitet 1999-2004 dhe si drejtor i Luftës kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit në vitet 2004-2007.

Më pas, Beluri është rikthyer sërish në organin e akuzës si zv.drejtor i Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe prej vitit 2014 ushtron detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Burgoset për 21 muaj, shqiptari fiton betejën me drejtësinë në Itali, ja shpërblimi që do marrë (EMRI)
Çelet ‘merkatoja mediatike’, LËVIZJE të bujshme gazetarësh, telvizioni i ri i rekrtuon (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.019175052642822
array(1) { ["section"]=> string(81) "prokurori-i-prokurorise-se-pergjithshme-perballe-vetingut-kpk-jep-vendimin-127641" }