Prokuroria e Katanias mbyll zyrtarisht hetimet për “Habilajt”, Tahiri nuk hetohet

Publikuar tek: barometri, më 08:18 18-12-2017 Prokuroria e Katanias mbyll zyrtarisht hetimet për “Habilajt”, Tahiri nuk hetohet

Emri i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nuk është në listën e dosjes 'Habilaj", në zyrën e prokurorit të Katanias që ka mbyllur sot hetimet për trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali.

Prokuroria në Itali ka mbyllur sot zyrtarisht hetimet. Lista e autorëve të dyshuar përbëhet nga 15 persona thuhet në njoftimin e prokurorëve të Katanias. Ndër më të njohurit është Moisi Habilaj, i cili konsiderohet si kreu i bandës së trafikut të drogës, raporton Newsbomb.al.

Spekulimet për lidhjen e Tahirit me këtë rrjet të drogës nisën kur ish ministri i Brendshëm i shiti makinën e tij Moisi Habilajt, të cilin e ka kushëri të largët.

Emri i Tahirit ishte përmendur edhe në bisedat e përgjuara mes trafikantëve. Por autoritetet italiane nuk janë duke e hetuar Tahirin.

Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj dyshohet se kanë bashkëpunuar me italianët Antonino Riela, Vincenzo Spampinato dhe Angelo Busacca për blerjen e dhe transportin e ngarkesave të mëdha me kanabis nga Shqipëri aDrejt Italisë.

Të tjerë të implikuar që përmenden lë listën e prokurorit të Katanias janë, Florian Habilaj, vëlla i Moisiut, Sabaudian Celaj, Armando Sulaj dhe Seiti Nezar. Ndërsa Nezar Seiti është nëvë në pranga gjatë një operacioni policor në Shqipëri.

Të dyshuar të tjerë të përmendur në listën pas përfundimeve të hetimeve paraprake janë: Vëllezërit Giuseppe dhe Antonio Greco, Gianluca Passavanti, Rosario Giuliano, Massimiliano Brundo, William Patane, Enrico Giaquinta, Carmelo Bertolini dhe Fabio Spampinato. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017062902450562
array(1) { ["section"]=> string(85) "prokuroria-e-katanias-mbyll-zyrtarisht-hetimet-per-habilajt-tahiri-nuk-hetohet-103456" }