Prokuroria e Krimeve të Rënda nis verifikimet për vëllain e Xhafajt

Publikuar tek: barometri, më 07:43 13-05-2018 Prokuroria e Krimeve të Rënda nis verifikimet për vëllain e Xhafajt

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimin për vëllain e Ministrit të Brendshëm, Famtir Xhafaj, Agron Xhafaj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda u vu në lëvizje pas denoncimeve të bëra prej disa ditësh nga Partia Demokratike, në adresë të vëllait të ministrit të Brendshëm, Famir Xhafaj. 

Bëhet e ditur se hetimet janë fokusuar tek pasuria e tij, nëse ka dhe se si e ka vendosur pasurinë vëllai i ministrit të Brendshëm.

Verifikimet mësohet se po bëhen në kuadër të zbatimit të ligjit “Animafia”. Partia Demokratike ka bëre publike dosjen e dënimit te Agron Xhafajt me 7 vite burg në Itali, si pjesë e bandës së trafikut të drogës. Sipas PD ai nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim, ndërkohë që është i lirë në Shqipëri. Mbetet për t'u parë se çfarë do të sjellë verifikimi i kësaj çështje nga Krimet e Rënda.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024087190628052
array(1) { ["section"]=> string(74) "prokuroria-e-krimeve-te-renda-nis-verifikimet-per-vellain-e-xhafajt-120565" }