Prokuroria e Tiranës fletëthirrje Shkëlzen Berishës, llogari për CEZ

Publikuar tek: barometri, më 08:17 26-01-2018 Prokuroria e Tiranës fletëthirrje Shkëlzen Berishës, llogari për CEZ

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një fletëthirrje për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Lajmin e ka dhënë Taulant Balla nga Kuvendi. Sipas tij Prokuroria e ka lëshuar fletëthirrjen me argumentin se Shkëlzen Berisha do pyetet për çështjen “CEZ”. Gjithashtu fletëthirrje ka edhe për Nuel Kalajn, i njohur ndryshe si sekseri i negocimit të marrëveshjes për privatizimin e OSSH te kompania çeke “CEZ”, si dhe për Ardian Brahon.

Shkëlzen Berisha u thërrit tre herë nga komisioni hetimor parlamentar për skandalin "CEZ", për të sqaruar rolin e tij (nëse ka) në procesin e privatizimit të OSSH, por në të treja prezencat përpara këtij komisioni ai nuk iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, duke refuzuar të bëjë edhe betimin. 

ÇFARË THA BALLA NË KUVEND:

Në 27 Janar do të ndërtoni marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin që Xhaferri të marrë paratë nga ministria e Financave. Do vini në protestë për çfarë? Për zgjedhjet e 25 Qershorit? Kundër kujt do protestoni? Kundër 20 mijë komisionerëve të PD-së që kanë miratuar çdo procesverbal?

Ka një arsye të fortë që Berisha do dalë në protestë në 27 Janar. Shkëlzen Berisha dhe Nue Kalaj janë thirrur sot nga Prokuroria, për shpërdorim detyre nga ana e babait, por edhe shndërrimi i të birit në një rryshfetxhi. Sot kur prokuroria njofton marrjen në pyetje të Zenit, babai i tij i bën thirrje shqiptarëve të rrëzojnë këtë qeveri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024535179138184
array(1) { ["section"]=> string(74) "prokuroria-e-tiranes-fletethirrje-shkelzen-berishes-llogari-per-cez-107970" }