Prokuroria: Flamurtari-Teuta e trukuar, përfitimet 8.5 milion euro

Publikuar tek: sport, më 09:45 27-01-2015 Prokuroria: Flamurtari-Teuta e trukuar, përfitimet 8.5 milion euro Ndeshja Flamurtari-Teuta

Jemi mësuar shpesh të shohim dhunë e akte vandale nëpër stadiumet tona, ndërsa së fundmi futbolli shqiptar tronditet nga një valë episodesh trukimi. Ndeshjet  e kësaj fundjave në Superligë, Flamurtari-Teuta dhe Laçi-Partizani kanë hedhur poshtë një sezon të tërë, që pritej të ishte krejt ndryshe. Në Vlorë dhe në Laç, më shumë sesa një ndeshje futbolli është luajtur “teatër”.

Burime pranë Prokurorisë së Vlorës, siç bën publike Gazeta Shqiptare, dje kanë nisur hetimet për ndeshjen Flamurtari-Teurta. Prokuroria ka bërë kërkesë pranë shtatë kompani bastesh për të dorëzuar informacione në lidhje me shumën totale që është luajtur për këtë ndeshje. Mendohet se shuma e trukimit kap shifrën e 8.5 milion eurove dhe ndeshja të jetë fiksuar njësh për Flamurtarin. Ndërsa, sot pritet që këto ndeshjet në fjalë të hetohen në Komisionin e Etikës.

Flamurtari-Teuta ka zgjatur vetëm ’89 minuta, më pas lojtarët e Teutës e kanë humbur toruan. Portieri durrsak Osmani, që zëvendësoi çuditërisht në pjesën e dytë portierin titullar Rizvani, ishte ndër aktorët kryesorë të kësaj “shfaqje”. Menjëherë sapo merrte topin ai ua dorëzonte miqve. Vlonjatët “të harruar” brenda zonës nga mbrojtësit e Teutës u duhej thjesht t’a shtynin topin në rrjetë në mënyrë që takimi të përfundonte 2-1 ose në gjuhën e basteve, “Njësh”.

“Teatri” i luajtur në Vlorë nuk është pritur mirë nga askush prej opinionistëve sportive dhe gjithë futbolldashësit.  Presidenti i Vlorës, ka kërcënuar se do të largohet nga klubi nëse organet kompetente nuk marrin masa. Ndërsa, president i Teutës Edmond Hasanbelliu, në një deklaratë për mediat akuzoi drejtuesit e Flamurtarit se mund të kënë manipuluar lojtarët e tij.

Fillimisht, futbolli shqiptar ka përfunduar nën akuzën e mediave ndërkombëtare për ndeshjet miqësore të luajtura gjatë fazës përgatitore të janarit. Mediet gjermane dhe hollandeze kanë hedhur dyshime për trukim nga shqiptarët ,të ndeshjeve miqësore Laçi- Shtutgart dhe Den Hag-Skënderbeu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana përgatitet për Teutën, autobusë falas për tifozët bardheblu
Lavezzi drejt largimit nga PSG »
Article Logic
Execution time: 0.033200979232788
array(1) { ["section"]=> string(69) "prokuroria-flamurtari-teuta-e-trukuar-perfitimet-8-5-milion-euro-1589" }