Prokuroria franceze kërkon tre vite burg kundër ish-ministrit për mashtrim me taksat

Publikuar tek: bota, më 21:50 14-09-2016 Prokuroria franceze kërkon tre vite burg kundër ish-ministrit për mashtrim me taksat

Prokuroria franceze kërkoi tre vite burg kundër ish-ministrit të Buxhetit, Jerome Cahuzac me akuzën për mashtrim me taksat dhe pastrim parash.

Akuza kërkoi kryesisht një dënim të rëndë me pesë vite burg ndaj ish-yllit socialist në ngjitje, ish-kryebashkiakut dhe ish-deputetit që tradhëtoi të gjitha premtimet e bëra, duke u bërë objekt i skandalit më të rëndë gjatë mandatit presidencial të François Hollande.

“Prokurorja Eliane Houlette nga ana tjetër kërkoi dy vite burg për Patricia Cahuzac, e cila e ka tejkaluar bashkëshortin e saj në fshehjen e të ardhurave nga organet tatimore. I vetmi element që e dallon situatën tuaj, është ai i postit të ministrit”, u shpreh ajo.

Ish-përkrahës i luftës kundër evazionit fiskal, ai po gjykohet prej 5 shtatorit nga Gjykata Penale e Parisit për llogaritë e padeklaruara jashtë shtetit, së bashku me ish-bashkëshorten dhe ish-këshilltarët e tij, bankierin zviceran François Reyl dhe biznesmenin Philippe Houman.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028091907501221
array(1) { ["section"]=> string(90) "prokuroria-franceze-kerkon-tre-vite-burg-kunder-ish-ministrit-per-mashtrim-me-taksat-52932" }