Prokuroria jep vendimin, “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin

Publikuar tek: barometri, më 07:42 13-05-2018 Prokuroria jep vendimin, “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi për ish-ministrin masën e sigurisë personale “arrest me burg”, por që nuk është pranuar nga gjykata, duke vendosur të japë një masë më të zbutur. Gjykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës. 

Njoftimi nga prokuroria:

 "Caktimin e masës së sigur imit personal “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal. Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3."

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1289370059967
array(1) { ["section"]=> string(64) "prokuroria-jep-vendimin-arrest-shtepie-per-saimir-tahirin-120564" }