Prokuroria kërkon heqjen e mandateve për Aqif Rakipim dhe Gledion Rehovicën

Publikuar tek: barometri, më 08:26 27-12-2017 Prokuroria kërkon heqjen e mandateve për Aqif Rakipim dhe Gledion Rehovicën

Prokuroria e Përgjithshme kërkon heqjen e mandateve për dy deputetë të Kuvendit.

Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit për deputetin e PDIU Aqif Rakipi, i zgjedhur nga lista e Elbasanit si dhe deputetin e LSI në Berat, Gledion Rehovica. Kërkesa e firmosur nga Prokurorja Rovena Gashi, i ka mbërritur KQZ-së e cila pritet të marrë vendimin.

Mendohet se deputetët Rakipi e Rehovica kanë gënjyer për të kaluarën e tyre në formularin e dekriminalizimit. Ata dyshohet se kanë patur probleme me drejtësinë. Emrat e dy deputetëve janë jo pak të lakuar në media e në rradhët e politikës sa i takon dekriminalizimit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021850109100342
array(1) { ["section"]=> string(82) "prokuroria-kerkon-heqjen-e-mandateve-per-aqif-rakipim-dhe-gledion-rehovicen-104485" }