Prokuroria nis hetimet ndaj ish-zëvendësministrit Bozdo, favorizoi "Kurum"

Publikuar tek: politike, më 19:32 14-03-2016 Prokuroria nis hetimet ndaj ish-zëvendësministrit Bozdo, favorizoi

Prokuroria nis hetimet ndaj ish-zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës Enno Bozdo, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

ABC News ka mësuar se Prokuroria e Përgjithshme, ka deleguar hetimin ndaj zyrtarit të lartë në prokruorin e Tiranës. Ai po hetohet në lidhje me procedurat dhe tenderimin e shitjes së tre hidrocentraleve, kompanisë turke, “Kurum International” në shkurt të 2013-së me vlerë rreth 110 mln euro. Burimet thonë se ky hetim, ka nisur pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i SHtetit, ku nga verifikimi i materialeve kallëzuese, mësohet se prokuroria ka konstatuar element të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”. Si pasoj e së cilës, prokuroria pretendon se i janë shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 3.4 mln euro në shitjen e tre HEC-eve kompanisë turke.

Sipas prokurorisë, komisioni i vlerësimit të ofertave pranë ish-ministrisë së ekonomisë dhe energjetikës i kryesuar nga ish-zv ministri Bozdo në procedurat dhe kriterët e përcaktuara për shitjen e këtyre tre HEC-eve nuk ka parashikuar investimet e grantit zvicerian për rehabilitimin e këtyre HEC-eve. Në asnjë raport paraprakë, komisioni i vlerësimit të ofertave, thuhet nga prokuroria nuk ka parashikuar investimin e kryer në HEC-in e Ulzës dhe Shkopetit. Investim ky i financuar Korporata Energjetike e Shqipërisë në formën e grantit nga qeveria aviceriane me vlerë prej 3.4 mln euro. Investim ky i bërë në kuadër të memorandumit mes qeverisë shqiptare dhe asaj zviceriane, në projektin e reduktimit të humbjeve të energjisë elektrike si dhe rehabilitimin e disa HEC-eve mes tyre Shkopetin dhe Ulzën. Ky investim, nuk është evidentuar në asnjë rasport, para shitjes së HEC-eve tek kompania Kurum international, pasi kjo shumë duhej shtuar te vlera e blerjes së tyre. Për këtë fakt, prokuroria dyshon se mos evidentimi I kësaj shume si investim, ka pas për qëllim favorzimin e kompanisë turke “kurum international” e cila bleu 100 % të aksioneve të tre HEC-et, atë të Ulzës, Shkopetit dhe Bistrica 1 e Bistrica 2 me vlerë rreth 110 mln euro.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, kompania turke Kurum international, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar të shpall falimentimin e saj, për shkak të mospagimit të kredive të mëdha, që kompania ka marrë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në një vizitë të pa njoftuar në Jordani, data nuk përputhet
Braçe konfirmon Majkon: Nuk na duhet pushteti pa reformën në drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.018059015274048
array(1) { ["section"]=> string(77) "prokuroria-nis-hetimet-ndaj-ish-zevendesministrit-bozdo-favorizoi-kurum-35076" }