Prokuroria nis hetimet për lejet e dhëna nga Lulzim Basha

Publikuar tek: politike, më 14:30 11-08-2015 Prokuroria nis hetimet për lejet e dhëna nga Lulzim Basha

Kallëzimi rreth një vit më parë i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për verifikimin e mbi 100 lejeve të ndërtimit të dhëna nga ish-kryebashkiaku Lulzim Basha, ka shtyrë Prokurorinë të nisë hetimet.

Menjëherë pas kësaj, i është kërkuar Bashkisë se Tiranës, tashmë e drejtuar nga Erion Veliaj, që të vendosë në dispozicion të gjithë materialin e duhur mbi lëshimin e këtyre lejeve, raporton “VizionPlus”.

Në materialin kallëzues të Agjencisë së Planifikimit të Territorit, pretendohet se ka abuzime të shumta. Zyrtarët nuk kanë respektuar procedurat për miratimin e planeve të detajuara vendore në 129 raste. Në regjistrin e planifikimit të territorit nuk janë botuar aktet e nevojshme për miratimin e PDV-ve. Sipas agjencisë, nuk jane respektuar kërkesat ligjore për dhënien e lejeve zhvillimore.

Bashkia akuzohet gjithashtu edhe për mosushtrim te kontrollit të territorit ne fushën e ndërtimeve si dhe për mosrespektim të ligjeve dhe planit të përgjithshëm vendor nga projektuesi përgjegjës për hartimin dhe projektit arkitektonik të planeve të detajuara vendore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Dita’’ sulmon Endri Fugën: Kërkoi me lutje e më pas me presion heqjen e lajmit për pilotin
Malltezi: 10 risi të pakëndshme të sezonit turistik që menduam se i kishim harruar »
Article Logic
Execution time: 0.029644012451172
array(1) { ["section"]=> string(63) "prokuroria-nis-hetimet-per-lejet-e-dhena-nga-lulzim-basha-18183" }