Prokuroria pushon hetimin për Ramën, reagon Basha: Kësaj 'drejtësie' do t’i vijë fundi shpejt

Publikuar tek: barometri, më 08:18 17-10-2018 Prokuroria pushon hetimin për Ramën, reagon Basha: Kësaj 'drejtësie' do t’i vijë fundi shpejt

Reagon menjëherë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas vendimit të Prokurorisë për të pushuar hetimin ndaj kryeministrit Rama.

 

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Lulzim Basha shprehet se ky vendim është marrë me qëllim që të mbrohet një kriminel sipas tij, dhe për të ndikuar mbi organet e drejtësisë.

“Është e njëjta prokurori që burgosi kuksianët, që burgos përditë njerëzit e thjeshtë për shkeljet më të lehta, që heton gazetarët kritikë dhe kundërshtarët politikë”, shkruan Basha.

Kryedemokrati paralajmëroi se kësaj “drejtësie” do t’i vijë fundi shpejt.

“Edi Rama dhe kriminelët janë mbi ligjin, kurse mbi popullin ushtrohet dhunë duke abuzuar ligjin. Kësaj “drejtësie” do ti vijë fundi shumë shpejt”, shton ndër të tjera kreu i PD-së.

Prokuroria pushoi sot hetimin për kryeministrin Edi Rama pas kallëzimit të bërë nga opozita. Opozita kërkoi hetim penal për Ramën në lidhje me audiopërgjimin  e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kallëzimi i opozitës për Ramën, lidhet me deklaratën e kryeministrit në muajin maj pas publikimit të audio-përgjimit të Albert Veliut. Rama tha nga selia e PS se e kishte marrë përgjigjen e audio-përgjimit dhe nga ekspertiza kishte konstatuar se audioja ishte e montuar.

Reagimi i plotë ILulzim Bashës:

Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë ekspertizë private të audiopërgjimit, me qëllim të qartë që të mbronte një kriminel dhe për të ndikuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë që të mos hetonin. Gjithashtu, sot, prokuroria ka refuzuar të marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën. Po sot, prokuroria ka lëshuar përmes mediave të pushtetit lajmin se Saimir Tahiri e ka të ligjshëm gjithë lluksin në të cilin jeton.

Është e njëjta prokurori që burgosi kuksianët, që burgos përditë njerëzit e thjeshtë për shkeljet më të lehta, që heton gazetarët kritikë dhe kundërshtarët politikë.

Në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi: një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin. Edi Rama dhe kriminelët janë mbi ligjin, kurse mbi popullin ushtrohet dhunë duke abuzuar ligjin. Kësaj “drejtësie” do ti vijë fundi shumë shpejt!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.075383901596069
array(1) { ["section"]=> string(96) "prokuroria-pushon-hetimin-per-ramen-reagon-basha-kesaj-drejtesie-do-t-i-vije-fundi-shpejt-138099" }