Pronari shqiptar i restorantit në Florida shpik picën “Trump” me fletë ari (Video)

Publikuar tek: bota, më 23:38 19-01-2017 Pronari shqiptar i restorantit në Florida shpik picën “Trump” me fletë ari (Video)

Leo Bunjaku, pronari shqiptar i picerisë “Due Amici”, në Florida të Shteteve të Bashkuara është bërë i famshëm për krijimin e një pice speciale të cilën e ka quajtur “Donald Trump”.

Shqiptari thotë se duke qenë një biznes i vogël, Donald Trump ka qenë gjithnjë frymëzim dhe shembull për të.

Ideja për picën i erdhi një natë kur në restorantin e tij organizoi një festë në mbështetje të Donald Trump gjatë fushatës elektorale, shkruan Newsbomb.al.

Pica Trump nuk është e zakonshme. Përveçse kushton mbi 100 dollarë, ka në përbërjen e saj edhe ar amerikan.

Përveç djathit italian, me fletët e arit është formuar shkronja “T”.

ssdf4f3f3f3f333.jpg

“Sa për “salcën”, kaviar rus. Ta trazojmë si Nju Jork City, të gjitha kulturat në një picë”, thotë Bunjaku teksa sugjeton shampanjë franceze për shoqërim, raporton Newsbomb.al.

Bunjaku tha se do shërbejë disa copa falas gjatë festës së inagurimit të presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe se planifikon të ulë çmimin e picës “Trump” më pas. /Newsbomb.al

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.31815099716187
array(1) { ["section"]=> string(84) "pronari-shqiptar-i-restorantit-ne-florida-shpik-picen-trump-me-flete-ari-video-66075" }