Pronat e biznesmenit, vajza suedeze fiton të drejtën e trashëgimnisë së Vehbi Veliajt

Publikuar tek: barometri, më 08:24 08-02-2018 Pronat e biznesmenit, vajza suedeze fiton të drejtën e trashëgimnisë së Vehbi Veliajt

Një shtetase suedeze, Anna Nordstrom, do të jetë që tani e tutje trashëgimtarja legjitime e pasurisë së biznesmenit të ndjerë Vebi Veliaj.

Lajmin e japin mediat online në Maqedoni ndërkohë që pritet tashmë që suedezja të jetë pronare e Alsat.

Tetë vjet ka zgjatur gjyqi maratonë dhe vetëm dje treshja e gjykatës së Apelit, Elona Stavri, Hysni Demiraj, Marie Qirjazi i dhanë ok shtetases Anna Nordstrom, duke e ligjeruar si vajzën e ish biznesmenit Vebi Veliaj.

Gjykata e Lartë në 24 janar 2018 kishte vërejtur shkelje të procedurave dhe ka urdhëruar Apelin të japë vendim.

Ndërkohë Anna Nordstrom ka paditur për veting 20 gjyqtarë, dhe 10 prokurorë, përfshirë këtu edhe Adriatik Llallën, ish kreun e Prokurorisë. Unë qytetarja Suedeze Anna Vebi Nordstrom duhet të sorollatem 8 vite për një “Dëshmi Trashëgimie”, të babait tim dhe e kam të pamundur që të ketë një vendim gjyqësor për këtë çështje”­shkruan Nordstrom në ankesën e saj. “kam paraqitur këtë ankim përpara jush, pasi mendoj se është momenti që të bëhet vlerësimi për të gjithë ata pseudo gjyqtarë dhe prokurorë të cilët kanë zvarritur një proces i cili për nga kompleksiteti, rrethanat dhe kërkimi i paraqitur është nga më modestët në gjykim. E them me bindje se është e vetmja çështje në Republikën e Shqipërisë e cila ka kaluar nga 2 herë të gjitha shkallët e gjykimit”.

Kush është biznesmeni Veliaj

Vebi Veliaj u nda nga jeta në moshën 61 vjecare në 15 maj 2009 pas një sëmundje të rëndë. Ai ishte President I VEVE Group dhe i rrjetit të televizioneve Alsat në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë si dhe themelues dhe president i institucionit Kulturor “Fondacioni Velija|”. VEVE Group u themelua në fillim të viteve ’90, dhe shumë shpejt u shndërrua në një nga kompanitë për të tërhequr investimet e huaja në Ballkan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023056030273438
array(1) { ["section"]=> string(91) "pronat-e-biznesmenit-vajza-suedeze-fiton-te-drejten-e-trashegimnise-se-vehbi-veliajt-109530" }