Pronat, Këshilli i Evropës njeh ligjin e ri të qeverisë

Publikuar tek: politike, më 07:55 10-12-2015 Pronat, Këshilli i Evropës njeh ligjin e ri të qeverisë

Këshilli i Evropës njeh ligjin e ri të propozuar nga qeveria dhe të miratuar nga Parlamenti, port ë kundërshtuar nga deputetët e opozitës.

Komiteti I Ministrave për të Drejtat e NJeriut në Këshillin e Evropës i tha ‘’Po’’ ligjit të pronave. Ligji u miratua në 5 dhjetor, por edhe pse është kundërshtuar nga ish-pronarët, ai përmbush rekomandimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut për zgjidhjen përfundimtarë të çështjeve për pronat në Shqipëri.

Sipas ekspertëve të Këshillit të Evropës, ligji për ngritjen e skemës së kompensimit për pronën e shpronësuar gjatë regjimit komunist është një hap shumë pozitiv për t’I dhënë fund problemeve me kthimin e pronave.

Vendimi u mor me dy çështje konkrete: ‘’Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë’’ dhe ‘’Grupi Driza kundër Shqipërisë’’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020217180252075
array(1) { ["section"]=> string(60) "pronat-keshilli-i-evropes-njeh-ligjin-e-ri-te-qeverise-27393" }