Propozim për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ambasadori amerikan në Kosovë e kundërshton

Publikuar tek: politike, më 19:55 22-12-2017 Propozim për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ambasadori amerikan në Kosovë e kundërshton

Në senacën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është bërë kërkesë për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme gjatë ditës së sotme për shfuqizimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli i ka ftuar shefat e grupeve parlamentare për ta diskutuar një gjë të tillë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, konsideron se shfuqizimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar mund të prodhojë situata të reja, që sipas tyre do të rrezikonin stabilitetin dhe do të dëmtonin subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, raporton Radio Europa e Lirë.

Ndërkohë ambasadori amerikan ka qenë i pranishëm në ambientet e Kuvendit prej ku ka shprehur pakënaqësinë e tij për këtë iniciativë.

“Më duhet të them që jam shumë i dëshpëruar për këtë çështje që erdhi papritur, pa ndonjë debat publik dhe që është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës. Unë e konsideroj turpëruese. Në rast se ky propozim kalon do të ketë implikime shumë negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Evropës dhe do të konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara si thikë pas shpinës”,- u shpreh Greg Delawie.

Më shumë në këtë kategori: « Alarmi i presidentit të PPE: Droga po pengon rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian
Dita e të drejtave të njeriut, Basha mesazh në rrjetet sociale »
Article Logic
Execution time: 0.020143032073975
array(1) { ["section"]=> string(105) "propozim-per-ndryshimin-e-ligjit-per-gjykaten-speciale-ambasadori-amerikan-ne-kosove-e-kundershton-104051" }