Propozimi i Bashës, ironizon keq Patozi: Parlament me një dhomë e një kuzhinë

Publikuar tek: barometri, më 08:31 09-10-2018 Propozimi i Bashës, ironizon keq Patozi: Parlament me një dhomë e një kuzhinë

Ish deputeti i PD, Astrit Patozi reagon për propozimin e bërë nga kryedemokrati  Basha sot, që Parlamenti të ketë 100 deputetë dhe 2 dhoma.

 

Me ironi Patozi shprehet se Shqipëria ka nevojë për një për një Parlament me një dhomë e një kuzhinë.

“Një dhomë me dy ndenjëse, ku të ulen të dy udhëheqësit, i madhi dhe i vogli, dhe aty le të bëjnë debat sa të duan”, shprehet Patozi.

Reagimi i plotë mëposhtë:

PARLAMENT ME NJË DHOMË E KUZHINË

Në derexhenë që ka mbërritur, Shqipëria në fakt ka nevojë për një parlament me një dhomë e një kuzhinë. Një dhomë me dy ndenjëse, ku të ulen të dy udhëheqësit, i madhi dhe i vogli, dhe aty le të bëjnë debat sa të duan. Le t'i shohë populli si zihen, si nuk merren vesh dhe si i hakërrehen shoshoqit, sepse nuk ka asnjë rrezik që t'i nxjerrin sytë njëri-tjetrit.

Ndërsa në guzhinën pa kamera ata le të ulen herë pas here për t'u çlodhur, për të pirë një gotë verë e për të ndarë tortën e pushtetit, ku pjesën e luanit e merr gjithmonë i madhi, ndërsa atë të çakallit i vogli.

Çfarë nevoje ka për të mbajtur me rroga dhe me vëmendje një tufë deputetësh, në pakicë apo apo në shumicë qofshin, të cilët bëjnë kot sikur kanë gjë në dorë? Ndërkohë që të gjithë e kanë emrin me laps dhe për asnjë vendim të rëndësishëm nuk i ka pyetur kush.

Vini re sa të personalizuar e kanë sherrin dhe sa të vetmuar janë kur nxehen temperaturat e debatit politik në vend. Mos i llogaritni këtu figurantët, që dalin e lexojnë fytyrëvrerosur deklaratat e drunjta nga frëngjitë e partive. Sepse ata shërbejnë për ta bërë edhe më të qartë pamjen dhe më të zymtë perspektivën.

Një parlament me një dhomë e guzhinë dhe me vetëm dy deputetë do të kishte qenë pasqyra më realiste e degradimit të sistemit tonë politik. Dhe sa kohë ata të dy do t'ia dalin ta ruajnë të paprekur statuskuonë, teatri do të vazhdojë njësoj, por thelbi do të mbetet po ai. Shqipëria do të vijojë të rrëshqasë tatëpjetë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022495985031128
array(1) { ["section"]=> string(82) "propozimi-i-bashes-ironizon-keq-patozi-parlament-me-nje-dhome-e-nje-kuzhine-137121" }