Propozimi i Berishës për PD-në e bashkuar, vjen përgjigjia e prerë e Bashës: Nuk është vetëm detyrë e kryetarit

Publikuar tek: barometri, më 07:58 07-03-2018 Propozimi i Berishës për PD-në e bashkuar, vjen përgjigjia e prerë e Bashës: Nuk është vetëm detyrë e kryetarit

Vjen përgjigja e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndaj propozimit të ish-kryeministrit Berisha për bashkimin e PD-së.

Në një deklaratë për mediat Basha u shpreh se bashkimi i partisë nuk është vetëm detyra e kryetarit, duke hequr kështu peshën e përgjegjësisë nga vetja. 

“Sulmet ndaj kryetarit nuk janë ide politike. Nuk i shërbejnë PD-së. Ne kemi vazhduar dhe do të vazhdojmë. Në këtë kuadër nuk mendoj se vlejnë sulmet nga kafenetë”- është shprehur kreu i PD.

Basha tha se është i hapur për këdo që do ti bashkohet PD-së, por me kushtin që të mbajë qendrim të qartë ndaj personave me rekorde kriminale, pasi si u shpreh ai kjo është themelore për Partinë Demokratike.

Deklarata e Bashës u interpretua si një thirrje për ata që e kundërshtojnëbrenda partisë, të cilët nëse duan të kontribojnë për PD-në, nuk duhet të jenë palë me kundërshtarët, shkruan Newsbomb.al.

Kreu i PD-së theksoi se në pranverë do të mbahet dhe Kuvendi për Partinë Demokratike.

Ndërsa, ish-kryeministri Berisha, mbrëmjen e djeshme i ftuar në Real Story me Sokol Ballën, deklaroi se nuk ishte dakord të krijohej një parti e re, sikurse aludohet se Patozi do të krijojë por propozoi të bashkohej partia ekzistuese.

Më shumë nga deklarata e Bashës:

PD sapo ka përfunduar procesin e analizës. Është e drejta e çdokujt të bëjë zgjedhjen politike. Pretendimi që propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari janë pretekst. Ato nuk shqyrtohen nga kryetari, por nga kuvendi. Nuk është kryetari që i diskuton propozimet, por forumet. Kryetari ka të drejtë të bëjë propozimet e tij, bashkë me të tjerët. Unë ftojë të gjithë që të bëjnë propozimet e tyre. Sulmet ndaj kryetarit dhe PD-së nuk i shërbejnë demokratëve, kur ka krim në pushtet, kur policia është e kapur nga krimi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019815921783447
array(1) { ["section"]=> string(116) "propozimi-i-berishes-per-pd-ne-e-bashkuar-vjen-pergjigjia-e-prere-e-bashes-nuk-eshte-vetem-detyre-e-kryetarit-112433" }