Propozimi i Janullatosit për president të Greqisë, Janullatos: Nuk mund të marr poste politike

Publikuar tek: politike, më 08:41 03-02-2015 Propozimi i Janullatosit për president të Greqisë, Janullatos: Nuk mund të marr poste politike Kryepeshkopi Janullatos

Gazeta greke "To Vima" ka publikuar lajmin se kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Anastasios Janullatos është kandidati kryesor për postin e presidentit të Greqisë, por vetë kryepeshkopi ka thënë se nuk mund të marrë poste politike.

"Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi, i pyetur nga gazetarë të ndryshëm, si në Greqi ashtu edhe brenda vendit, lidhur me lajmet e përhapura gjerësisht mbi propozimin e tij për president të Greqisë, u përgjigj në mënyrë lakonike: “Hierarku orthodhoks ka një detyrë të caktuar kishtare. Ai nuk mund të marrë poste politike.”", ka bërë të ditur Zyra e Shtypit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Kurse burime të tjera pranë Kishës Ortodokse Shqiptare thonë për Newsbomb.al se e gjitha kjo është një "shashkë mediatike" e gazetës "To Vima". Sipas tyre, nuk ka mundësi që një kryepeshkop të bëhet president. "Kisha nuk ka të bëjë me politikën", thonë burimet.

Sipas versionit online të gazetës ''To Vima'', kryeministri i sapozgjedhur Alexis Tsipras i ka bërë ofertë kryepeshkopit të Shqipërisë për të pranuar postin e presidentit, lënë pas dorëheqjes së Papuliasit. Por kryepeshkopi Janullatos ka komentuar se nuk mund ta pranojë këtë post. Po sipas gazetës, Janullatos ka thënë se është hierark ortodoks dhe ka një pozicion të veçantë kështu që nuk mund të marrë detyra politike.

“Burime shumë të sigurta na kanë raportuar se drejtues të lartë të Syrizës, që kanë lidhje me Lidhjen e Manastireve të Malit të Shenjtë, kanë ditë që po përpiqen që të joshin kryepeshkopin e Shqipërisë që të pranojë ofertën e kryeministrit për të qenë kandidat për president të Republikës”, i kishin thënë burimet pranë kryeministrit, gazetës greke.

Sipas gazetës, kryepeshkopi i Shqipërisë është një person i veçantë, gëzon respekt të përgjithshëm, ai është prift i shquar i ortodoksisë ekumenike dhe sipas kryeministrit Tsipras do të jetë simbolikë e veçantë në zgjedhjet presidenciale ku me siguri do të bashkojë vendin.

“Janullatos ende nuk e ka pranuar këtë propozim por kolegët e Tsiprasit vazhdojnë në përpjekjet e tyre duke shpresuar se do ta bindin në pranimin e propozimit”, përfundon artikulli i ‘’To Vima”-s.

 

Shkrimi i publikuar për Janullatosin në gazetën "To Vima"

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Djali i Arta Dades, SMS Berishës: Tradhtar i kombit tënd dhe vëllavrasës
Kavajë, Engjëll Cara i PD akuza Rroshit për diversion brenda të djathtës »
Article Logic
Execution time: 0.022109031677246
array(1) { ["section"]=> string(97) "propozimi-i-janullatosit-per-president-te-greqise-janullatos-nuk-mund-te-marr-poste-politike-2187" }