Propozimi për kabinetin e ri qeveritar: Ministër i Brendshëm, një mallist i rritur në lagjet e varfra të Brazilit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:25 23-08-2017 Propozimi për kabinetin e ri qeveritar: Ministër i Brendshëm, një mallist i rritur në lagjet e varfra të Brazilit

Në këto javë është ndezur një debat i madh lidhur me emrat e rinj të kabinetit “Rama 2”, përveç ministrit të Brendshëm që është pranuar publikisht nga kryeministri që do të jetë Fatmir Xhafaj, emrat e tjerë mbeten ende enigmë.

Në këtë debat është përfshirë edhe gazetari i njohur, Klodian Tomorri, i cili ka bërë propozimin e  tij për qeverinë e re.

Më nota të forta humori, Tomorri ka formuar një kabinet qeveritar, të përbërë nga ish futbollistë dhe drejtues sporti, kryesisht italian.

Më poshtë statusi i plotë i Klodian Tomorrit:

Qeveria e re sipas meje 
1-Minister i financave- Li Yonghong. Aktualisht president i Milanit. Nuk ka asnje kokerr leku pasuri, por deri tani ka bere 1 miliarde euro blerje. Ky e sistemon buxhetin.

2-Minister i Puneve Publike- Mjafton te jete juventin dhe nuk vidhet me asgje neper tendera

3- Minister i Brendshem- Adriano Leite Ribeiro. Mallist, i rritur mes bandave te Brazilit. Vetem ky mund ta sistemoje kete gjelberimin e madh te Shqiperise qe la Saja peshqesh.

4-Minister i Shendetesise- Zllatan Ibrahimovic. Ky theu kemben copa. Doktoret i thane sdo levizesh dy vjet. Pas dy javesh ishte ne fushe duke luajtur.

5- Minister i Grave- Christian Vieri. Me kete minister optimizmi i grave do arrije majat.

6- Minister i Drejtesise- Luciano Moggi. Ky vdes te merret me gjyqtaret.

7- Minister i Ceshtjeve Urbane-Thiago Motta. Gjeometer, qe rri ne fushe me symbyllur.

8- Minister i Arsimit- Francesco Totti. Qejfli i madh pas shkolles dhe dijes.

9- Minister i Bujqesise- Ivan Perisic. Deri 15 vjec ka punuar ne pulari.

Screenshot_3_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019356966018677
array(1) { ["section"]=> string(117) "propozimi-per-kabinetin-e-ri-qeveritar-minister-i-brendshem-nje-mallist-i-rritur-ne-lagjet-e-varfra-te-brazilit-89974" }