Propozimi që prindërit të vendosin për orët e nxënësve në SHKOLLA, vjen reagimi kreut të LGBT Kristi Pinderi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:33 26-03-2018 Propozimi që prindërit të vendosin për orët e nxënësve në SHKOLLA, vjen reagimi kreut të LGBT Kristi Pinderi Aktivisti i LGBT Kristi Pinderi duke u puthur me te dashurin

Orët për të folur për çështjet e LGBT në shkolla kanë shkaktuar një “furtunë” debati në radhët e prindërve të cilët shprehen të shqetësuar për nismën e mbështetur edhe nga ministria e Arsimit.

Sakaq, ka reaguar Kristi Pinderi i cili e cilëson interesant propozimin për prindërit që do vendosin për orët e hapura të nxënësve por ndërkohë sjell në vëmendje edhe rastin e diagnostikimit të dy fëmijëve me HIV në Tiranë.

“E mbani mend histerinë që u zhvillua nga prinderit kundër dy fëmijëve me HIV në Tiranë? Ështe aty aty edhe ky debat! Refuzimi për të folur për cështjet LGBT me nxënesit relativizon rëndësine e të drejtave të njeriut. Dhe legjitimon bulizmin, diskriminimin dhe marxhinalizimin e adoleshentëve dhe të rinjve LGBT”, shkruan Pinderi.

REAGIMI I PLOTË:

Propozimi per te patur prinderit qe vendosin per oret e hapura te nxenesve eshte propozim interesant. Por mos harrojme qe ne Shqiperi po te ishte per prinderit ata dy femijet me HIV para pak vitesh nuk do te mund te mesonin ne shkollen ku mesonin. E mbani mend histerine qe u zhvillua nga prinderit kunder dy femijeve me HIV ne Tirane? Eshte aty aty edhe ky debat! Refuzimi per te folur per ceshtjet LGBT me nxenesit relativizon rendesine e te drejtave te njeriut. Dhe legjitimon bulizmin, diskriminimin dhe marxhinalizimin e adoleshenteve dhe te rinjve LGBTI. Ndersa sa per ceshtje te pjesemarrjes ne vendimarrje, me ligj ajo u takon femijeve dhe nxenesve dhe pastaj pyeten edhe prinderit dhe eshte nje ligj ky qe qendron me lart edhe se Kushtetuta dhe quhet Konventa Nderkombetare per te Drejtat e Femijes qe Shqiperia e ka ratifikuar ketu e rreth 30 vjet me pare. Dhe nese doni ndonje shembull si si duhet te jete roli i prinderve. lexoni kete lajmin me poshte nga Televizioni publik i Kanadase, vendi ku te gjithe prinderit shqiptare enderrojne te vijne. Lexoni per te pare se cfare bejne prinderit ketu. Eshte nje bllok shtepish larg vendit ku une jetoj tani. http://www.cbc.ca/news/canada/british-columbia/langley-school-lgbt-1.4308606

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari i njohur: Sheikët Berisha-Basha u vodhën 500 mln euro, tani duan të na mbushin mendjen se problemi qëndron te ato 5 euro
»
Article Logic
Execution time: 0.027180910110474
array(1) { ["section"]=> string(114) "propozimi-qe-prinderit-te-vendosin-per-oret-e-nxenesve-ne-shkolla-vjen-reagimi-kreut-te-lgbt-kristi-pinderi-114561" }