Propozimi qeverisë për TVSH-në te Biznesi i vogël, reagon Basha: Marrëzia më e fundit

Publikuar tek: ekonomi, më 22:56 05-10-2017 Propozimi qeverisë për TVSH-në te Biznesi i vogël, reagon Basha: Marrëzia më e fundit

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin, “Top Story”, në top channel ka folur edhe për propozimin më të fundit të qeverisë, për të vendosur TVSH-në për biznesin e vogël.

Basha e quajti atë si një marrëzi dhe shkatërruese për ekonominë që do të sjellë pasoja shumë të mëdha.

“Marrëzia e fundit është ideja që tani TVSH të paguhet nga biznesi i vogël. Pra, zhdukja e biznesit të vogël. Është sharlatanizëm ekonomik që vjen nga dyshja që ka një rekord dështimesh në ekonomi, që është Rama-Ahmetaj, por është më shumë se sharlatanizëm ekonomik; u tregon qartë shqiptarëve se kujt u shërbejnë këta njerëz. Prej kohësh manjatët kërkojnë që t’u transferohet TVSH-ja tek biznesi i vogël dhe këta nuk bëjnë gjë tjetër, por janë bërë shërbëtorët e manjatëve”, tha Basha.

Duke folur në Top Story me Sokol Ballën, Basha paralajmëroi efektet e këtij vendimi, sipas tij.

“Kjo është shkatërruese për biznesin e vogël. Do të kërcënojë mbi 280 mijë vende pune që janë të lidhura drejtpërdrejtë me biznesin e vogël. I shkatërron dhe i çon në faliment total sepse biznesi i vogël nuk ka kapacitete që të angazhohet në pagesën e TVSH-së dhe rimbursimin e saj, sepse vetëm kontabilistët për t’u përfshirë në këtë veprim, do të thotë që të gjithë fitimin e vet të paguajë llogaritarin. Nuk mund të ndodhë kjo”, deklaroi Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069239139556885
array(1) { ["section"]=> string(89) "propozimi-qeverise-per-tvsh-ne-te-biznesi-i-vogel-reagon-basha-marrezia-me-e-fundit-94882" }