Mund të duket si utopike, por merkato e Janarit në futboll mund të hiqet.
Ky propozim është hedhur fillimisht nga skuadrat angleze të cilat e konsiderojnë të dëmshme ndërhyrjen në merkaton e dimrit.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike, “The Sun” e cila thotë se bëhet fjalë për një projekt revolucionar.
Sipas kësaj gazete, pjesa më e madhe e klubeve të mëdha kontinetit europian janë dakord me këtë propozim. Për ta vënë në jetë planin do të duhet fillimisht aprovimi i UEFA dhe i federatave vendase.
Duket se sistemi VAR në fushë, është vetëm fillimi i një sërë ndryshimet të mëdha në botën e futbollit.