"Prostitucion në lidhjen e shkrimtarëve", Ergys Alushi promovon librin

Publikuar tek: kulture-art, më 22:02 12-03-2015 Shkrimtari Ergys Alushi duke dhene autografe gjate ceremonise se promovimit te librit

Gazetari Ergys Alushi ka zgjedhur ditën e sotme të rrëmujëshme me zhvillimet politike në Tiranë, për të bërë promovimin e librit të tij të tretë “Prostitucion në lidhjen e Shkrimtarëve”. Ergys Alushi vjen me këtë rrëfim pas një sprove të gjatë “Monika të Keqen” ku personazh kryesor ishte aktorja Monika Beluci, por që në fakt ironizoheshin fakte të jetës politike në vend. 

Por këtë radhë vjen me një krijim tjetër, që nga kritikët e Vlorës është vlerësuar mjaft. Miq e dashamirës u mblodhën pasditen e sotme në Irish Time në Vlorë për të bërë ceremoninë e promovimit të librit, por edhe për të ndarë emocionet së bashku.

“Sapo më ra në dorë libri “Prostitucion në Lidhjen e Shkrimtarëve” të autorit Ergys Alushi, të them të drejtën u befasova pak nga titulli, por dhe nga përmbajtja. Kjo për faktin se kur e mbarova librin arrita në përfundimin se titulli është kontrovers, provokues, sepse në Lidhjen e Shkrimtarëve, për të cilën fletautori, nuk ka fare prostitucion…Kemi dy linja paralele rrëfimi. Kemi një Kryetar të Lidhjes së Shkrimtarëve që shkruan për dashurinë e sinqertë midis një djali të ri dhe një prostitute që e vrasin në një qytet verior. Por kemi dhe një shkrimtar të ri që bije në dashuri me një prostitutë dhe që tregon dashurinë e tij për atë vajzë në të gjitha kohët që e ka njohur. Tregon për gjimnazin, fejesën e saj me dikë, ikjen në emigracion, ritakimin me të në vend të huaj, rrëfimin e saj mbi jetën si prostitutë e deri te kujdesi që tregon mbi botimin e librave të saj dhe mbas vdekjes së saj aksidentale. Të gjitha këto autori Ergys Alushi i shkruan me një stil të zhdërvjellët, madje shkruan e rrëfen në vetën e parë, sikur të ketë shkruar një monodramë dhe jo një roman”, shkruan Laureta Petoshati. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Inva Mula koncert në Dubai, Tukiçi: Isha me fat ta shoqëroja
Australi/ Një ekspozitë-nderim për myslimanët shqiptarë, shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore »
Article Logic
Execution time: 0.023228883743286
array(1) { ["section"]=> string(72) "prostitucion-ne-lidhjen-e-shkrimtareve-ergys-alushi-promovon-librin-5739" }