Protesta e artistëve për teatrin, reagon Mirela Kumbaro: S’ka terren për luftë, ju pres nesër në ministri

Publikuar tek: kulture-art, më 13:24 13-02-2018 Protesta e artistëve për teatrin, reagon Mirela Kumbaro: S’ka terren për luftë, ju pres nesër në ministri

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka reaguar sërish lidhur me debatin për zhvendosjen e teatrit, projekt që artistët po e kundërshtojnë me protesta dhe revolt prej disa ditësh.

Në këtë debat janë përfshirë aktorë të njohur si Bujar Asqeriu, Altin Basha, Robert Ndrenika etj.

Ministrja Kumbaro reagon sërish sot dhe thotë se me artistët janë në proces konsultimi, biseda me ta që kanë nisur prej ditës së djeshme,

“Me artistst jemi në një proces konsultimi, disa prej konsultave kanë nisur që dje. I ftuam nesër në ministri me përfaqësues të sindikatës. Sqaroj se teatri do jetë në funksion me të gjitha parametrat dhe s’ka terren as për luftë, as për debate të ashpërsuara, Prandaj, nuk bëhet fjalë për ligj të ri, por vetëm disa ndryshime”, u shpreh Kumbaro.

Më shumë në këtë kategori: « Tironsit e djegin/ Aheng, raki e tryezat mbushur plot... Detaje nga FESTA E MADHE që bëri bashkë emra të shquar
Kumbaro i fton në ministri, reagojnë menjëherë artistët: Ta kemi bërë një herë të qartë »
Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768
array(1) { ["section"]=> string(109) "protesta-e-artisteve-per-teatrin-reagon-mirela-kumbaro-s-ka-terren-per-lufte-ju-pres-neser-ne-ministri-110109" }