Protesta e dhunshme e opozitës, BE reagon ashpër

Publikuar tek: kulture-art, më 11:13 19-12-2017 Protesta e dhunshme e opozitës, BE reagon ashpër

Pas protestës së djeshme të opozitës ka reaguar delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë.

Ata kanë dënuar dhunën në protestën e opozitës dhe sjelljen e antarëve të palamentit.

Sipas anëtarëve të delegacionit proceset demokratike duet të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe deputetët duhet të bashkëpunojnë me njëri – tjerin për reformat e rëndësishme.

“BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare. Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore. Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së”, shkruhet në njoftimin zyrtar të BE.

bve.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot Arta Marku merr detyrën e re, Adriatik Llalla mbërrin i pari në Prokurorinë e Përgjithshme
“Jam portieri”, batuta pikante e Veliajt me piktorin italian me famë botërore (BRENDA EKSPOZITËS UNIKE në TIRANË) »
Article Logic
Execution time: 0.019682168960571
array(1) { ["section"]=> string(54) "protesta-e-dhunshme-e-opozites-be-reagon-ashper-103616" }