Protesta e minatorëve, reagon MIE dhe MFE: Diskutime intensive me përfaqësuesit e sindikatave

Publikuar tek: aktualitet, më 14:14 06-06-2018 Protesta e minatorëve, reagon MIE dhe MFE: Diskutime intensive me përfaqësuesit e sindikatave

Referuar protestës së zhvilluar gjatë ditës së sotme nga përfaqësues të sindikatave për çështjen e “Statusit të Minatorit”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bashkë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë sqaron opinionin publik se tanimë prej disa kohësh është funksional një grup ndërinstitucional pune i përbashkët që kryesohet nga zv.ministrat përkatës Enis Aliko dhe Dajna Sorensen.

“Ky grup pune ka zhvilluar diskutime intensive me përfaqësuesit e sindikatave, pjesa më e madhe e të cilëve janë dakordësuar mes tyre për një draft të cilin ja kanë paraqitur grupit të punës. Fatkeqësisht, deri tani, ka dhe një pjesë përfaqësuesish sindikalë të cilët nuk kanë rënë dakord me draftin e propozuar nga pjesa kryesore e sindikalistëve. Gjejmë rastin që tu bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve sindikalë që të bëhen pjesë e diskutimeve në tryezën e grupit të punës, të bashkohen në qëndrime mbi një draft të vetëm i cili më pas ti nënshtrohet procedurave të përcaktuara në ligj.”

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj baba për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit
Aksident i rëndë në Tiranë, makina tërheq zvarrë një burrë, këpuca i fluturon mbi asfalt (FOTO NGA VENDNGJARJA) »
Article Logic
Execution time: 0.01924204826355
array(1) { ["section"]=> string(98) "protesta-e-minatoreve-reagon-mie-dhe-mfe-diskutime-intensive-me-perfaqesuesit-e-sindikatave-123453" }