Protesta e naftëtarëve, reagon deputetja: Janë bërë kurban 1000 familje për një biznesmen (DEKLARATA E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 16:48 28-12-2017 Protesta e naftëtarëve, reagon deputetja: Janë bërë kurban 1000 familje për një biznesmen (DEKLARATA E PLOTË)

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reagur ditën e sotme pas protestës së naftëtarëve të Bellshit dhe Fierit duke ngritur akuza të forta kundër qeverisë.

Tabaku akuzon qeverinë që sipas saj punon për klientelën e saj duke bërë kurban 1000 familje. “Paturpësisht, siç edhe zakoni ia do, kryeministri dhe ministri gënjyen punonjësit e rafinerisë duke i premtuar një kompani amerikane. Por e vërteta ishte se pas kompanisë që morri me qera ARMO-n ishte një kompani offshore që lidhej ngushtësisht me mikun e afërt të kryeministrit”-është shprehur deputetja e PD.

DEKLARATA E PLOTË:

Në ditët e fundit të vitit është shumë e trishtueshme të shohësh se si një qeveri që punon për klientelën e saj të bëj kurban mbi 1000 familje vetëm për t’i dhënë mundësi një biznesmeni të lidhur ngushte me qeverinë.Punonjësit që sot u takuan me ministrin Gjiknuri janë të njëjtët që një vit më parë iu premtua e ardhmja e ndritur sepse kompaninë ARMO e kish blerë miku dhe klienti i kryeministrit Rama, i famshmi Besnik Sulaj. Paturpësisht, siç edhe zakoni ia do, kryeministri dhe ministri gënjyen punonjësit e rafinerisë duke i premtuar një kompani amerikane. Por e vërteta ishte se pas kompanisë që morri me qera ARMO-n ishte një kompani offshore qlidhej ngushtësisht me mikun e afërt të kryeministrit.

Kompania IRTC sh.a (Ionian Refining & Trading Company) qëaktualisht zotëron aksionet dhe që nuk ka paguar naftëtarët ështëgjithashtu edhe një prej kompanive që brenda 11 muajve (nëntor 2016-shtator 2017) ka krijuar një borxh tek tatimet prej 3.7 mld lekësh. Ky detyrim nëse i shtohet dhe vlerës prej 9.5 mld lekësh të ARMOS jep totalin e 13.2 mld lekësh detyrime të prapambetura të cilat kompania i detyrohet buxhetit të shtetit.Vitin e shkuar, në emër të opozitës e kam denoncuar skemën korruptive dhe klienteliste që kryeministri përdori për t’i dhuruar klientit të preferuar një pasuri kombëtare. Fatkeqësisht ajo çfarë parathamë si opozitë u materializua këto ditë. Paralajmëruam vjedhjen dhe mospagimin e rrogave, paralajmëruam mospagimin e taksave dhe përdorimin e kompanisë offshore që këto taksa mos të paguhen. Ja ku jemi sot! Në atë periudhë mazhoranca vazhdoi orkestrimin e sulmeve pa iu përgjigjur asnjë akuze të ngritur nga opozita ndërsa sot për fatin e keq qeveria jo vetëm ka lënë në mëshirë të fatit gjoja investimin amerikan por u ka falur detyrimet tatimore kompanisë offshore. Ndërkohë që punonjësve që nuk kanë marrë rrogë ministri i sorollat me premtime boshe dhe pa zgjidhje reale.Fatkeqësisht, punonjësit që sot janë edhe dhunuar nga policia janë viktimat që qeveria e korrupsionit dhe oligarkisë rilindase përdor për t’i dhuruar pasuri kombëtare miqve të kryeministrit nëpërmjet skemave offshore. Shqiptarët ndërkohë vazhdojne pagesën e taksave te rritura, bizneset e vogla mbyllin qepenat që kompanitë offshore te lidhura me qeverine te mos paguajnë, pasi është shumë e kuptueshme që 30 milionë euro që IRTC nuk ka paguar taksa për një vit do ta paguajnë shqiptarët përmes taksave të rritura.

Të vetmit që përfitojnë nga e gjithë kjo situatë janë kryeministri Rama dhe bizneset prane tij. Janë ata që përfitojnë ndërkohë që qindra familje vazhdojnë të marshojnë për të drejtat e tyre përballë një qeverie të zhytur në luksin dhe makutërinë që korrupsioni dhe oligarkia prodhon!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ​ Basha në Lezhë: Qeveria e Edi Ramës është e vdekur dhe ai vetë është një kufomë... (DEKLARATA E PLOTË)
FOTOT: Ministrja e Ramës feston me fëmijët e Shtëpisë së foshnjes "Hannah dhe Rozafa" »
Article Logic
Execution time: 0.015912055969238
array(1) { ["section"]=> string(112) "protesta-e-naftetareve-reagon-deputetja-jane-bere-kurban-1000-familje-per-nje-biznesmen-deklarata-e-plote-104677" }