Protesta e opozitës, deputeti i PD: Ja çfarë do ndodhë më 27 janar (SKENARI)

Publikuar tek: politike, më 19:08 13-01-2018 Protesta e opozitës, deputeti i PD: Ja çfarë do ndodhë më 27 janar (SKENARI)

Deputeti i PD Luçiano Boçi ka folur lidhur me protestën e paralajmëruar nga opozita më 27 janar. Në një intervistë për gazetën “Sot” ndër të tjera Boçi tregon edhe skenarin e përgatitur për protestën.

‘Protesta e datës 27 ndryshon tërësisht nga të mëparshmet. Gjeneralitetet që ju përmendni janë pjesë e një ceremoniali që i ka çdo protestë dhe në këtë pikë nuk ka ndonjë kuriozitet. Jo domosdoshmërisht brenda saj ka skenare, pavarësisht se sa herë ndodh dicka jashtë perceptimeve të dikujt, menjëherë aktorët e ndryshëm e përkufizojnë si skenar. Por nuk mund të themi se protesta është protokoll. Brenda saj përcaktuese janë fryma, niveli i zemëratës popullore, rrjedha që ndjek revolta e shprehur dhe zgjedhja që bëhet nga secili për t’i dhënë formë kësaj zemërate e revolte. Të gjitha këto do zbulohen atë ditë. Vazhdimi i saj është forca e qëllimit të saj’, shprehet deputeti i PD-së.

I pyetur nëse i trembet faktit që LSI mund të përfitojë nga nga PD si forcë e parë e opozitës për të forcuar më shumë pozitat e saj, ai shprehet se forcë politike ka forcën fiziomoninë e vet.

"Çdo forcë politike ka fizionominë e vet, profilin e vet e personalitetin e vet dhe dinamika jonë e bashkëpunimit nuk shkon kah rivalitetit mediokër, por synon që të shpalosë atë që ka më të mirë secila prej forcave tona politike dhe për ta vendosur këtë të mirë në shërbim të betejave opozitare. Protagonizmi nuk është momentum politik, por është histori politike”, është shprehur deputeti Boçi. 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LËVIZJET E BUJSHME NË PROKURORI, Sollaku: Ja ku gaboi Arta Marku
Vlerësimi për Arta Markun, ish-kryeprokurori: Kriteret ligjore i plotëson, po nuk di… »
Article Logic
Execution time: 0.032607078552246
array(1) { ["section"]=> string(79) "protesta-e-opozites-deputeti-i-pd-ja-cfare-do-ndodhe-me-27-janar-skenari-106456" }