Protesta e Partisë Demokratike, pse nuk foli Sali Berisha

Publikuar tek: politike, më 07:52 09-12-2015 Protesta e Partisë Demokratike, pse nuk foli Sali Berisha

Ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita u mblodh në protestë kundër keqqeverisjes së vendit nga socialistët, duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Dhjetrëra mujëra protestues të shumtë, të prirë nga drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike dhe kreut të saj, Lulzim Basha, u bashkuan rreth orës 11:15 në sheshin “Skënderbej”.

Ajo që ra në sy në tubimin e djeshëm ishte mosngjitja në podium e ish-kryetarit dhe liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Mësohet se Berisha, duke mos dashur të ndikojë protestuesit me fjalimin e tij, ka vendosur që t’ia besojë të gjithë opozitarizmin  dhe mbarëvajtjen e protestës, pasardhësit të tij në PD, Lulzim Basha. Por përveç mospërshëndetjes së protestës nga ish-kryedemokrati, në protestën e djeshme që përkoi me 25 vjetorin e Lëvizjes Studentore, u shënuan edhe disa mungesa të disa prej përfaqësuesve historikë të kësaj partie, si ish-nënkryetarja Jozefina Topalli apo ish-kryetari Eduart Selami. /Shqip/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Shijak, shpërndan lejet e legalizimeve
Ndryshon strategjia e Ramës pas incidentit të javës së kaluar, qafë më qafë me banorët »
Article Logic
Execution time: 0.023231029510498
array(1) { ["section"]=> string(62) "protesta-e-partise-demokratike-pse-nuk-foli-sali-berisha-27304" }