Protesta e PD para Kuvendit, Boçi: Meta t’i dorëzohet drejtësisë

Publikuar tek: politike, më 10:32 24-03-2015 Protesta e PD para Kuvendit, Boçi: Meta t’i dorëzohet drejtësisë Luçiano Boçi, deputet i PD

Protesta e Partisë Demokratike ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme përpara kryesisë së Kuvendit. Protestuesit vazhdojnë të kërkojnë më këmbëngulje dorëheqjen e kreut të Kuvendit që pas akuzave të bëra nga deputeti Doshi.

Në fjalën para protestuesve deputeti Luçiano Boçi tha së qeverisja Rama-Meta duhet të rrëzohet dhe se kreu i Kuvendit duhet t’i dorëzohet drejtësisë. “Rama-Meta janë pushtuar nga pushteti i verbër. Njerëzit bëjnë hesap për bukën e gojës, për faturat e energjisë elektrike kurse ata bëjnë hesape për jetë njerëzish. Kjo qeverisje kriminale duhet të rrëzohet. Moralisht janë rrëzuar dhe kanë rënë por ne do e vazhdojmë këtë protestë se duam që Meta t’i dorëzohet drejtësisë, të hetohet si qytetar i thjeshtë. Në fillim të ikë Meta pastaj Rama”, u shpreh boçi para protestuesve.

Protestuesit para Kuvendit  përsëritën thirrjet e tyre të vazhdueshme “Meta ik”, Meta jep dorëheqjen”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani në Mal të Zi: Komuniteti shqiptar, faktor kyç për marrëdhëniet mes dy vendeve
Edi Rama ndalon në Kavajë, inspekton punimet për sheshin para bashkisë »
Article Logic
Execution time: 0.025120973587036
array(1) { ["section"]=> string(67) "protesta-e-pd-para-kuvendit-boci-meta-t-i-dorezohet-drejtesise-6777" }