Protesta e studentëve, Astrit Patozi: Mos i fyeni ata duke i krahasuar me Lulin

Publikuar tek: politike, më 23:52 14-12-2018 Protesta e studentëve, Astrit Patozi: Mos i fyeni ata duke i krahasuar me Lulin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi duke komentuar protestën e studentëve është shprehur se ata nuk mund të fyhen duke u krahasuar me Lulzim Bashën, kur u thuhet të mos futen në dialog sepse do të dalin të humbur si ai.

Patozi shkruan se nuk ka asnjë të përbashkët mes dy rasteve sepse Luli, siç shkruan demokrati shkoi në takim me Ramën për pazar e pazar mori, ndërsa sot studentët po kërkojnë të kundërtën, parimin e jo pazarin.

REAGIMI I PLOTË I ASTRIT PATOZIT:

Mos i fyeni studentët duke i krahasuar me Lulin!

Ata që u thonë protestuesve të mos shkojnë të flasin me Ramën, sepse do ta pësojnë si Luli më 17-18 maj, i fyejnë shumë keq studentët.

Sepse nuk ka asgjë të përbashkët mes të dy rasteve. Dhe është shumë e thjeshtë, Luli për pazar vajti dhe pazar mori atje. Nga ajo marrëveshje Edi Rama nuk përfitoi ngaqë ai ishte i fortë, por thjesht ngaqë Luli ishte i dobët.

Dhe këtë nuk e përcaktoi fakti që u takuan dhe folën e aq më pak koha apo vendi i takimit.

Por kjo nuk ka asnjë lidhje me studentët, të cilët sot po kërkojnë të kundërtën. Parimin pra, dhe jo pazarin.

Dhe për objektivin e tyre ata janë në të drejtën e Zotit që ta vendosin vetë, nëse do të shkojnë të flasin apo jo me qeverinë.

Por kurrë duke u trembur se mund të dalin edhe ata rruar e qethur, ashtu si Luli pas zgjedhjeve të 2017-ës.

Sepse, sido që ta ndajnë, dialog ose jo, ata janë në rolin e të fortit, kurse Edi Rama në atë të dobëtit.

Thënë, me dy fjalë, ata janë fitues gjenetikë, po aq sa Luli është humbës i lindur. Ndaj mos i krahasoni të pakrahasueshmet dhe lërini studentët ta gjejnë vetë rrugën e fitores në betejën e tyre!

Edi Rama nuk ua hedh dot në të dyja versionet.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga moderatorja Oriela Nebiaj, historiani Erald Kapri, analisti Dritan Shano, ish-polici Agron Kulici, zv-presidenti i Skenderbeut të Korçës... Zbardhet lista me 350 kandidatët e PD për Këshillin
RRËFIMI TRONDITËS për Taulant Mukën: Nuk ishte KURRË ekselent dhe nuk mori bursë ekselence, ja kush e kaloi nga 6 provimet e MBARTURA »
Article Logic
Execution time: 0.023947954177856
array(1) { ["section"]=> string(84) "protesta-e-studenteve-astrit-patozi-mos-i-fyeni-ata-duke-i-krahasuar-me-lulin-145196" }